LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Kurtit thotë se Kryeministri i takon LVV-së

Këshilltari i Kurtit thotë se Kryeministri i takon LVV-së

Pas rrëzimit të Qeverisë, tashmë Kosova ka hyrë në një spirale politike që nuk dihet se si do të përfundojë.

Në Parlament mocioni i mosbesimit të iniciuar nga LDK mori 82 vota. Përplasja mes LDK-së dhe VV-së nisi pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Adri Nurellari, këshilltar i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, thotë se, Presidenti i Kosovës ka dy zgjidhje në tavolinë; zgjedhje të parakohshme ose mundësia për të mandatuar një qeveri të re.


Ndërsa Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit, Albin Kurti, thotë se e vetmja parti që ka të drejtën për të propozuar kryeministrin është pikërisht VV.

Ai shprehet se, në pandeminë e coronavirus të gjitha qeveritë teknike kanë marrë mbështetje ndërkohë në Kosovë, rrëzohet një qeveri plotësisht legjitime.

Sipas Hoxhës, presidenti Thaçi nuk ka përfaqësimin dhe as të drejtë Kushtetuese që të thërrasë formimin e një qeverie uniteti.

“Presidenti ka lëshuar deklarata për qeveri uniteti dhe kjo nuk është kushtetuese. Nëse respektohet kushtetuta mandatari i takon Vetëvendosjes. Ministrat nuk janë tërhequr nga qeveria, dhe kjo është një qeveri në detyrë. Duhen zgjedhje të reja, por kjo do të ndodhte në një situatë normale”, deklaron këshilltari i Kurtit.

Duke bërë llogarinë e numrave në Parlament, Nurellari thotë se Vetëvendosje mund të formojë koalicion qeveritar.

“Me PDK nuk bën dot qeveri, pasi ka deklaruar se do të jetë në opozitë për të respektuar verdiktin e popullit. Mund të bëhet nëse është matematikë, ka një hapësirë. janë 29 deputetë të VV, 13 të AAK-së, 3 vota rebele nga LDK, 5 vota të Nismës dhe 2 të AKR.  Vetëvendosja mund të bëjë koalicion por është e vështirë sepse qeveria është rrëzuar me 82 vota dhe jo me një shumicë të thjeshtë”, deklaroi ai.

Sa i takon reagimit të SHBA pas mocionit të mosbesimit, z. Hoxha tha se VV nuk ka bërë akuza për komplot nga SHBA, kurse Nurellari u shpreh se reagimi ishte një përgënjeshtrim për deklaratat e forta të Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori