Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se PDK përshëndet deklaratën e përbashkët të dërguarit special të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Hoxha para mediave ka thënë se deklarata që vjen nga nivelet më të larta është dëshmi të qëndrimit të unifikuar që ka Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit përkundrejt Kosovës.
“Ne e përshëndesim deklaratën e përbashkët të të dërguarit special të Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përfaqësuesit special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, si dhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Këtë deklaratë, që vjen nga nivelet më të larta të aleatit tonë më të madh, e konsiderojmë jo vetëm manifestim të mbështetjes së madhe për shtetin tonë, por edhe dëshmi të qëndrimit të unifikuar që ka Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit përkundrejt Kosovës.
Kjo deklaratë, gjithashtu, përgënjeshtroi deklaratat mashtruese dhe zërat konspirativ që janë përhapur për qëllime të ulëta politike në Kosovë, duke rikonfirmuar qartë e pa ekuivok, se nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbime territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo para mediave, përcjell Telegrafi.
Hoxha tha se manipulimet që ka marrëveshje të fshehtë dëmtojnë partneretin me SHBA-në.
“Njëherazi, na vjen keq që partnerët tanë janë detyruar të bëjnë këtë përgënjeshtrim si pasojë e mashtrimeve publike që kanë ardhur në vazhdimësi nga kryeministri i shkarkuar Kurti dhe veçanërisht në seancën e rrëzimit të Qeverisë. Ne shprehim shqetësimin për rrezikun e madh që sjell shtrembërimi i së vërtetës mbi qëndrimet e aleatëve tanë amerikanë. Këto manipulime, jo vetëm dëmtojnë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe cenojnë rëndë dinjitetin dhe reputacionin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos