LAJMI I FUNDIT:

Në karantinë deri tani 357 persona, drejtori Sfishta jep detaje

Në karantinë deri tani 357 persona, drejtori Sfishta jep detaje

Ka disa ditë që Qendra e Studentëve në Prishtinë, e cila me vendim të Qeverisë është ndërruar në karantinë për shkak të pandemisë ka filluar të pranoj qytetarët e Kosovës që kthehen nga shtetet tjera, e ku do të qëndrojnë për 14 ditë si masë parandaluese për përhapjen e coronavirusit.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta ka thënë në “Zyrën e Ankesave”, të RTV Dukagjinit se kanë pranuar deri më tani 357 persona, e të cilët i kanë vendosur në konviktet me numër gjashtë, shtatë dhe tetë.


Sfishta tha se që nga fillimi ata i kanë njoftuar të gjithë me rregullat e karantinimit, për të cilët tha se i kanë marrë shumë seriozisht këto rregulla.

“Shumica nga ta i kanë marrë shumë seriozisht rregullat dhe i respektojnë, ne nuk kemi momentalisht telashe sa u përket atyre”, tha Sfishata, duke shtuar se gjithçka është duke u bërë me kapacitetet e Qendrës së Studentëve.

“Mensa e Studentëve është në funksion ku shtrohen tri racione në ditë, ushqehen edhe Policia e Kosovës, tërësisht bëhet na stafi i Qendrës së Studentëve, me ato rezerva që kemi”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket furnizimit me mjete mbrojtëse dhe dezinfektues ai tha se janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kemi siguruar nga depoja qendrore e Ministrisë së Shëndetësisë pajisje, kemi siguruar edhe një sasi alkoolit ku i kemi pajisur edhe të karantinuarit, i kemi pajisur edhe me nga një pako tjetër me pajisje higjienike për 14 ditë”, tha Sfishta.

“Ne e kemi ditë që i kemi 4 konvikte që mund të shfrytëzohen në bazë të rekomandimeve që na i ka dhënë IKSHP-ja. Këto konvikte kanë banjat veçmas. Ndërsa, të tjerat me banjo kolektive nuk na kanë preferuar t’i bëjmë gati për karantinë”, tha Sfishta.

Ai tha se janë edhe 170 vende të lira në këto konvikte që mund të shfrytëzohen, duke shtuar se çdo ditë pranohen raste të reja.

“I kemi edhe 170 vende që mund të vendosen në hapësirat e konvikteve, nuk kemi ndonjë të dhënë nëse do të ketë edhe sot, por si çdo ditë tjetër edhe sot presim të na vijnë. Vetëm dje kemi pranuar 30 persona që kanë hyrë në Kosovë nga rrugët tokësore”, tha Sfishta.

Sa i përket gjendjes shëndetësore të të gjithë të karantinuarve, ai tha se janë ekipet mjekësore në shërbim 24 orë të cilët i bëjnë nga pesë vizita të rregullta në konvikt, e po ashtu edhe një grup i vullnetarëve, studentë të mjekësisë, të cilët po bëjnë vizita tek të karantinuarit.

“Qendra e Mjekësisë Familjare këto po punon 24 orë, edhe ata të IKSHPK-së janë 24 orë, të cilët deri në 5 herë në ditë bëjnë kontrolle të rregullta, ka edhe një grup vullnetarësh kryesisht studentë të mjekësisë të cilët i vizitojnë të karantinuarit”, tha Sfishta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori