Afaristët e Maqedonisë së Veriut krahas ndihmës financiare kërkojnë që të lehtësohen procedurat juridike për riorientimin e veprimtarisë duke u fokusuar në prodhimin e produkteve për të cilat ka mungesë në treg si; maska për mbrojtje, dorëza, mjete për dezinfektim.
Ndërkohë që qeveria ka siguruar linjën e parë kreditore me zero normë interesi për kompanitë e vogla dhe ato të mesme për tu përballur me krizën nga koronavirusi
Së fundmi, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të mbrëmshme (të mërkurën në mbrëmje) ka marrë vendim që të anulohen pagesat e kësteve të kredive nga ana e qytetarëve dhe ndërmarrjeve, por do të ketë edhe përfitime tjera për klientët e bankave dhe shtëpive të kursimit derisa të zgjasë kriza e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit.
Përderisa për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në sektorët e hotelerisë, turizmit dhe transportit të mallrave është vënë në dispozicion një linjë kreditore me ç’rast këto kompani do të mund të aplikojnë për kredi pa interes nga 3.000 deri në 30.000 euro.
Krahas këtyre lehtësimeve për tu përballë nga kriza me koronavirusin afaristët thonë se më me rëndësi është që shteti të krijojë mekanizma që biznesi të gjejë forma për të mbijetuar edhe në këtë situatë përmes stimulimit të prodhimtarisë së produkteve vendore.
Ndërkohë, në barnatoret e Maqedonisë së Veriut vërehet mungesë e theksuar e maskave, dorëzave dhe alkoolit për nevoja mjekësore dhe mjeteve për dezinfektim.
Duke iu referuar praktikave të kompanive të njohura botërore për prodhimin e pijeve alkoolike të cilët e riorientuan prodhimtarinë e tyre në prodhimin e alkoolit për nevoja mjekësore ose mjete për dezinfektim, kompanitë në Maqedoninë e Veriut thonë se nuk kanë kushte për një gjë të tillë, përkatësisht riorientimin e prodhimtarisë.
“Edhe kundrejt dëshirës sonë që të dalim në ndihmë për të siguruar produktet për të cilat ka mangësi në tregun e vendit, siç është alkooli për nevoja mjekësore, për prodhimin e të njëjtit nuk kemi kushte për realizmin e kësaj procedure, duke filluar nga mungesa e personave të specializuar të cilët do të na shpjegonin procesin, deri tek procedurat administrative”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vase Mitev, pronar i një kompanie të njohur për prodhimin e pijeve alkoolike dhe joalkoolike.
Ekspertët e ekonomisë thonë se problem më i madh nuk është mungesa e kuadrit përkatës, por lufta më e vështirë që kanë kompanitë është me çështjet burokratike.
Alaudin Zeqiri, njohës i çështjeve ekonomike, për Radion Evropa e Lirë thotë se qeveria teknike i ka duart e lidhura dhe për shumë çështje nuk mund të reagojë për t’ju përgjigjur sfidave me të cilat përballet vendi në kohën e pandemisë me koronavirusin.
“Fatkeqësia më e madhe është se kemi qeveri teknike. Gjithmonë kam potencuar se kjo qoftë hera e fundit që në Maqedoninë e Veriut të kemi qeveri teknike. Sepse për të miratuar një ligj ai duhet të kalojë në Parlament, duhet një qeveri stabile e cila mund të vendos konform situatës në aspektin e çështjeve juridike për funksionimin e kompanive edhe në kushte siç është tani me koronavirusin”, thotë Alaudin Zeqiri, ekspert i ekonomisë.
Storie suksesi paraqet një kompani e tekstilit në Prilep e cila së fundmi është duke prodhuar maska për mbrojtje nga korona virusi e cila fillimisht ka filluar me prodhimin e maskave me dorë dhe sapo të arrijnë makinat do të prodhojë maska në përputhje me standardet e përcaktuara.
”Kishim fat që arritëm të sigurojmë makinat adekuate. Ajo që na ka shkaktuar problem është sigurimi i lëndës së parë”, thotë Irena Jakimovska nga një kompani tekstili duke shkaktuar se në këtë firmë edhe në kushte krize mundësohet që punëtorët ta kenë vendin e sigurt të punës./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak