LAJMI I FUNDIT:

Nainggolan shqetësohet për shëndetin e gruas së tij

Nainggolan shqetësohet për shëndetin e gruas së tij

Radja Nainggolan, ka thënë se është i shqetësuar për gruan e tij Claudian, që po lufton prej 6 muajsh me sëmundjen e vështirë të kancerit.

Në këto momente të emergjencës në Itali, por edhe në të gjithë botën, për shkak të coronavirusit, gruaja e tij bën pjesë në shtresat që mund të kenë pasoja të rënda për jetën, nëse preken nga ky virus.


“Claudia pa dyshim që ka një sistem imunitar të dobësuar. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë, sepse ajo është në rrezik të vazhdueshëm”.

“Terapitë janë shtyrë dhe po evitojmë spitalet. Kam frikë për të, më duhet ta pranoj. Kam frikë se mos infektohem, nëse dal të bëj pazar, dhe ia kaloj asaj virusin”.

“Claudia ka lënë pas periudhën më të vështirë të sëmundjes, tani është në fazën e ruajtjes nga marrja e infeksioneve”, ka thënë Nainggolan.

Mesfushori i Interit që luan te Cagliari në huazim, kohën po e kalon karantinën me familjen dhe po pret me padurim të kthehet në fushën e blertë.

“Jam i qetë, pres lajme të mira dhe po vazhdoj të stërvitem në shtëpi, ndonëse kjo mënyrë jetese nuk është për mua. Të qëndrosh në shtëpi për kaq shumë kohë bëhet e bezdisshme. Pastaj gjithë kësaj që po kalojmë, shpresoj të luaj deri 50 vjeç”, ka thënën Nainggolan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori