Ky mund të jetë versioni me përmasa më të vogla i Hyundai Veloster N, që testohej në pistë
Gjatë muajit të kaluar, Hyundai bëri të ditur se do ta sjellë modelin e ri i20, në versionin e divizionit N, ndërsa tani ka nisur ta testojë në pistën e Nurburgingut të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Reporterët që merren me makinat e reja, e kanë parë këtë veturë me shtresa të mëdha kamuflazhi, që ngjanë shumë me një Veloster N, por me përmasa shumë më të vogla.
Megjithatë, shihet se hapësirat për ajrosje janë shumë më të mëdha, dritat i ka më ndryshe se versioni aktual, ndërsa në kulm duket e ka të fshehur edhe një krah gjigant. Brenda rrotave që kanë madhësi të njëjtë, janë vendosur disqe më të mëdha, që besohet se kanë fuqi më të madhe në frenim.
Derisa modeli i tanishëm i i20 e ka motorin me 1.0 litra që prodhon 118 kuaj fuqi, në i20 N pritet të jetë motori me 1.6 që prodhon 201 kuaj fuqi.
Nëse gjithçka shkon si është planifikuar, atëherë pas gjysmës së këtij viti, Hyundai i20 N do të dërgohet te blerësit e parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE
Rikthehet Ford Taurus
Një 'shfaqje e shkëlqyeshme': Kështu u vlerësua gara ndërmjet Rimac Nevera kundër Porsche Taycan dhe BMW M5
Peugeot me inteligjencë artificiale - çfarë do të shërbejë ajo tek marka franceze
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr
Mercedes-Benz planifikon të sjellë një version më të vogël të G-Class me energji elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'