LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë, tetë raste të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë

Për 24 orë, tetë raste të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka paraqitur tetë raste të mos veprimit të qytetarëve sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Më poshtë mund t’i lexoni rastet, ku në disa ka pas edhe të arrestuar.


Fshati. Llaushë e Poshtme, Podujevë 25.03.2020 – 07:20. Është raportuar se  i dyshuari mashkull  kosovar duke mos respektuar vendimet dhe masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë ka dal me veturën e tij dhe ka goditur viktimën mashkull  kosovar.

Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 25.03.2020-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, është hasur në lokalin e tij duke u shërbyer klientëve pije-kafe. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Rr. Brigada 123, Suharekë 25.03.2020 – 16:24. Patrulla policore ka hasur një mashkull  kosovar i cili ishte duke punuar në lokalin e tij, duke mos respektuar masat e ndërmarra ndaj përhapjes së pandemisë, Lokali është mbyllur dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.

Fsh. Carrabreg i Epërm, Deçan 25.03.2020 – 09:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit janë hasur duke shitur miell në mënyrë ilegale pa biznes të regjistruar dhe me çmim të lartë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunal dhe  të ATK-së. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar.

Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 25.03.2020 – 21:32. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët ishin  ndalur nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rr.Vlade Cetkovic, Mitrovicë 24.03.2020-20:30.  Raportohet se janë ndaluar tre të dyshuar dy meshkuj kosovar dhe një femër serbe shtetase e Serbisë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar ndalesën e lëvizjes. Lidhur me rastin është informuar prokurori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori