LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarja e OBSH-së shpjegon se si SHBA-ja mund të shmangë atë që të jetë në epiqendër të pandemisë

Shkencëtarja e OBSH-së shpjegon se si SHBA-ja mund të shmangë atë që të jetë në epiqendër të pandemisë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), SHBA është në rrugën e duhur për t’u bërë qendra e një pandemie globale e coronavirusit, por ka akoma kohë për të shmangur këtë skenar.

Sipas përfaqësueses së OBSH-së dhe shkencëtares të shquar Dr. Margaret Harris, ajo shpjegoi në terma konkret se çfarë hapash duhet të ndërmarrë SHBA për të mos u bërë epiqendra e pandemisë globale, transmeton Telegrafi.

“Ju keni mendjet më të mira të shëndetit publik në botë, njerëz që përdorin teknologjinë fantastike dhe persona që dalin me ide të reja. Formula e suksesit është të testoni njerëzit, të gjeni secilin rast, të gjeni kontakte të infektuara dhe t’i izoloni të gjithë. Kjo është, se duke trajtuar të infektuarit ju mbroni më shumë profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor”, tha Harris.


Megjithë vlerësimet se më e keqja në SHBA nuk ka ardhur akoma, presidenti Donald Trump tha mbrëmë se shpresonte që vendi të kthehej në detyrë deri në Festën e Pashkëve. Më shumë se 100 milionë njerëz aktualisht janë në karantinë në Shtetet e Bashkuara.

“Ne humbim mijëra e mijëra njerëz në vit për shkak të gripit. Dhe ne nuk po e mbyllim vendin”, tha Trump.

Më shumë se 60,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara janë infektuar me coronavirus, dhe 819 kanë vdekur. 378 janë shëruar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori