LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj, Kurtit: LDK është fajtore, sepse ju ka bërë kryeministër

Selmanaj, Kurtit: LDK është fajtore, sepse ju ka bërë kryeministër

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti disa veprime që dikur Vetëvendosja i ka bërë ndaj Isa Mustafës, derisa ka thënë se është thellësisht i zhgënjyer që koalicioni VV-LDK nuk funksionoi.

“Dua t’i kujtoj disa gjëra kryeministrit. Kryeministër, ju edhe njerëzit e juaj u patët nis në Prapashticë që ta sulmoni shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafa. Kryeministër, ju dhe njerëzit e juaj i patë vendos edhe shufrat e hekurit në rrugët për t’ia shpërthyer gomat e veturës së tij. Kryeministër, ju dhe njerëzit e juaj në Suharekë e keni sulmuar me gurë kolonën e kryeministrit, madje edhe me gurë shumë të mëdhenj, kolonën e kryeminsitrtit duke rrezikuar edhe jetën e tij”.

“Kryeministër, krejt këto ua ka falë LDK-ja dhe Isa Mustafa. Ju ka pranuar në shtëpi dhe të ka thënë ‘hajde po të bëjmë kryeministër, merri punët në dorë dhe kryej punët e shtetit të Kosovës’. Pse e ka bërë këtë? E ka bërë për të mirën e vendit, sepse kemi qenë të bindur që vetëm LDK-ja dhe Vetëvendosja mund ta kthejnë në binarë këtë vend”.


“A jam i zhgënjyer? Thellësisht i zhgënjyer për dy elemente. E para është që për vetëm 50 ditë, ju kryeministër, ndoshta jo edhe shumë me fajin tuaj personal, por me oborrin e njerëzve që i ke përreth që më tepër flasin për konsipracione dhe qasje dogmatike ndaj problemeve në Kosovë se sa problemet reale që i kemi, tash na ka sjellë në situatë ku kemi vënë në pikëpyetje a duhet ta vazhdojmë raportin tonë qenësor me Amerikën – si aleatin themelor që e kemi – apo të kthehemi dika tjetër?”.

“Elementi i dytë është që kemi filluar të sillemi brenda shtetit të Kosovës ashtu që kryeministri merr gjatë ditës vendime anti-kushtetutese, në mbrëmje çohet ai tjetri që e kemi në krye të vendit dhe e shkel Kushtetutën. Kemi vendos të bëjmë aventura duke e rrezikuar seriozisiht stabilitetin”.

Selmanaj në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet mocioni për rrëzimin e Qeverisë ka thënë se LDK-ja është fajtore që e ka bërë Albin Kurtin kryeministër dhe Hashim Thaçin president, derisa foli edhe për Vjosa Osmanin – e cila ndërhyri duke thënë se askush nuk ka të drejtë t’ia përmend emrin dhe të flasë në emër të saj.

“Ju mund të shani dhe fyeni LDK-në. Keni të drejtë – shani, fyeni, krejt gjuhën e tmerrshme që e keni brenda dhe vulgaritetin shpreheni”.

“Pse? Sepse vërtetë LDK-ja është fajtore, sepse ju ka bërë kryeministër. Hashim Thaçi i ka krejt fajet, sepse LDK-ja e ka bërë president. Vjosa Osmani mund të na lëshohet në qafë, sepse LDK-ja e ka bërë kryeparlamentare”.

“Tri pushtetet kryesore në Kosovë janë për shkak të LDK-së, sepse ne i kemi bërë. A jemi të zhgënjyer? Normalisht që po, sepse puna e parë që e bëjnë këta njerëz që i zgjedhim i lshohen në qafë LDK-së”.

“Kur e patëm zgjedhur Hashim Thaçin president, pas dy-tre muajve u organizua mocioni për ta rrëzuar LDK-në dhe Vetëvendosja e përkrahu. U bënë bashkë për të na rrëzuar. Kur e zgjedhëm kryeministër Albin Kurtin, pas 45 dite merr veprime për neve krejtësisht të papranushme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori