LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Kumanovës: Kërkojmë të shtohet personeli mjekësor dhe gjithë komuna të vendoset në karantinë

Komuna e Kumanovës: Kërkojmë të shtohet personeli mjekësor dhe gjithë komuna të vendoset në karantinë

Shtabi komunal për mbrojtje nga coronavirusi në Komunën e Kumanovës, sot ka mbajtur seancë në të cilën ka diskutuar për aktivitetet dhe masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në këtë seancë është vendosur që të kërkohet nga Ministria e Shëndetësisë ta shtojë kapacitetin njerëzor në spitalin e Kumanovës, me shtimin e epidemiologëve dhe profesionistëve tjerë, në mënyrë që të mos ndërpritet testimi në territorin e komunës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I informojmë qytetarët se Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, të gjitha rastet që nuk kanë simptoma të coronavirusit, por vetëm temperaturë dhe simptoma tjera, do të dërgohen në Departamentin për sëmundje të veshëve, fytit dhe hundës”.

“Shtabi komunal për mbrojtje edhe më tej mbetet në qëndrimin se është i nevojshëm karantimini i gjithë territorit të Komunës së Kumanovës. Angazhohet komuna që të bëjë blerje shtesë të pajisjeve mbrojtëse (maska, syza, uniforma), mjete për dezinfektim dhe pajisje për dezinfektim (pompa dhe makina)”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kumanovës.

Ata i ftojnë të gjithë marketet që të vendosin telefona për porositje dhe ekipe shtesë për dërgesa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prizren

Një 45-vjeçare dyshohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në Prizren

Kronika e Zezë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Reagon Ministria e Brendshme britanike pas vendimit për Berishën: Non grata u shpall me prova

Reagon Ministria e Brendshme britanike pas vendimit për Berishën: Non grata u shpall me prova

Lajme
Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt vendoset skulptura e Leutrim Ahmetit, shtatëvjeçarit që u vra gjatë luftës nga forcat serbe

Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt vendoset skulptura e Leutrim Ahmetit, shtatëvjeçarit që u vra gjatë luftës nga forcat serbe

Lajme
Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Makina e parë ushtarake shqiptare “Shota”, prezantohet në Panairin e Parisit

Lajme
“Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës”, “nuk duhet spekuluar” – çka tha zëvendëskryeministri Bislimi e çka BE-ja?

“Kam informacione se do të rekomandohet heqja e masave ndaj Kosovës”, “nuk duhet spekuluar” – çka tha zëvendëskryeministri Bislimi e çka BE-ja?

Lajme
Kalo në kategori