LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Për LVV-në opsioni i ndarjes është i papranueshëm, edhe nëse vjen nga SHBA

Selimi: Për LVV-në opsioni i ndarjes është i papranueshëm, edhe nëse vjen nga SHBA

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi,  është i bindur se rrëzimi i Kurtit po tentohet të bëhet për t’u arritur marrëveshja për ndarjen e Kosovës.

Selimi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK me mocion mosbesimi po i fut Vetëvendosjes thikë pas shpine.


Ai thotë se Vetëvendosje në këtë kohë ka qenë e fokusuar për t’u përballur me luftën ndaj coronavirusit, përcjell Telegrafi.

I pari i deputetëve të Vetëvendosjes thotë se Kosovën e pret një marrëveshje e keqe por sipas tij “sa të jetë Vetëvendosje në qeveri nuk do të lejohet kjo marrëveshje”.

“Dakordimet paraprake mes Thaçit e Vuçiqit kanë të bëjnë me ndarjen e brendshme të Kosovës. Pra marrëveshja që po na serviret ka të bëjë me territore, me ndarjen e Kosovës dhe i gjithë problemi qëndron në atë pikë. Kosova po shkon drejt asaj marrëveshje që ka të bëjë me territore. Kjo marrëveshje nuk mund të implementohet duke qenë Vetëvendosje në qeveri”.

Agim Veliu i replikon nga telefoni Rexhep Selimit, përgjigjet ky i fundit
Lexo po ashtu Agim Veliu i replikon nga telefoni Rexhep Selimit, përgjigjet ky i fundit

Selimi thotë se për shkak të qëndrimit të Vetëvendosjes kundër kësaj marrëveshje, po bëhet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

Ai thotë se kjo marrëveshje është e sponsorizuar nga Thaçi dhe Vuçiqi, por mund të ketë edhe aktor e faktorë tjerë.

“Nga kushdo që vjen një marrëveshje për ndarjen e Kosovës, për Vetëvendosjen është e papranueshme”.

Selimi: Mocioni i mosbesimit nuk po bëhet për Agim Veliun e as për tarifën
Lexo po ashtu Selimi: Mocioni i mosbesimit nuk po bëhet për Agim Veliun e as për tarifën

I pyetur nëse ky opsion vjen nga Amerika, si do të vepronte Vetëvendosje, ai është përgjigjur:

“Nga kushdo që vjen opsioni për ndarje për mua do të duhej të ishte e papranueshme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori