LAJMI I FUNDIT:

Lulzim Peci: Ligji në të cilën po thirret Qeveria është aprovuar nga UNMIK-u në 2008

Lulzim Peci: Ligji në të cilën po thirret Qeveria është aprovuar nga UNMIK-u në 2008

Diplomati kosovar, Lulzim Peci, ish-përfaqësuesi i Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd ka reaguar në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e qytetarëve në kohë pandemie.

Peci përmes një postimi në Facebook ka thënë se vendimi i marrë nga Qeveria është bërë në bazë të ligjit, i cili është aprovuar në maj të vitit 2008, nga ish shefi i UNMIK0ut, Joachim Rucker.

Ky ligj ishte në fuqi para Kushtetutës së Kosovës, ndërsa Peci thekson se kjo do të shpie në probleme legale.


“Ligji në të cilin është thirrur Qeveria për zbatimin e masave të kufizimit të lëvizjes, është aprovuar asokohe nga shefi i UNMIK-ut, Joachim Rucker, më 5 maj 2008, para hyrjes në fuqi të Kushtetutes së Kosovës. Prandaj, mendoj se kjo do të shpie në probleme legale, për shkak të supremacisë së Kushtetutës”, shkruan Peci.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar masat shtesë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe disa vendime të tjera të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria me masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ndalohet lëvizja në orare të caktuara dhe jo më shumë se dy persona (Dokument)
Lexo po ashtu Qeveria me masa të reja për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ndalohet lëvizja në orare të caktuara dhe jo më shumë se dy persona (Dokument)

Në njoftimin për media thuhet se sipas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit COVID-19.

Vendimi parasheh masat si në vijim:

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00, përveç për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë), dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë: shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore) dhe masa të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori