LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë përgatitjet për festivalin “Sunny Hill”

Vazhdojnë përgatitjet për festivalin “Sunny Hill”
Dua Lipa (Foto: Telegrafi)

Përhapja e virusit COVID-19 në mbarë botën ka bërë që të anulohen shumë prej ngjarjeve më të mëdha përfshirë ato në sport, kulturë e muzikë.

Megjithëse së fundmi ky virus vdekjeprurës ka prekur edhe trojet shqiptare, vë në dyshim mbajtjen e festivaleve apo koncerteve edhe në vend.


Duke qenë se “Sunny Hill” cilësohet të jetë një prej festivaleve më të mëdha e më të suksesshëm në Kosovë, bëhet e ditur se përkundër kësaj përgatitjet rreth tij tashmë kanë filluar.

Sunny Hill Festival

Lidhur me këtë, njëri prej organizatorëve të “Sunny Hill”, Alban Kastrati, në një prononcim për Telegrafin thotë se kanë filluar me përgatitjet, por varet gjithçka prej rrethaneve që krijohen në vazhdim.

“Po presim, ne jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet për të mbajtur, mirëpo varemi prej rrethanave që krijohen”, ka thënë Alban Kastrati për Telegrafin.

“Të gjitha përgatitjet janë në vijim e sipër, psh shitjet e biletave, aktivitetet brenda festivalit, dhe ngjarjet tjera përcjellëse”, shton më tutje ai.

Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sunny Hill Festival

Kastrati po ashtu tregon se biletat do jenë në shitje së shpejti dhe se këtë vit vijnë me disa ndryshime sa i përket tyre.

“Sa më shpejt që të ketë ambient për të filluar me shitjen e biletave, ne jemi gati. Do kemi lloje të reja te biletave, kategori e grupe të reja të biletave”, vazhdon ndër tjerash Kastrati.

Festivali “Sunny Hill” përndryshe nga ky vit pritet të mbahet në Qendrën e Panaireve në Bernicë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Bëhet virale videoja e një “Rap Battle” nga një djalë shqiptar dhe një turk në TikTok, merr miliona shikime

Magazina
Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Era Istrefi duket mahnitëse në një kostum të kaltër, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori