Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, tha sot në një konferencë për media se dështimi i qeverisjes aktuale për të kryer testime të shpeshta për coronovirus, mund tu kushtojë keq qytetarëve të Kosovës.
Ai tha se Qeveria është dashur që në fillim të përhapjes së pandemisë në Evropë, të testojë të ardhurit nga vendet e prekura për ta parandaluar shpërndarjen e virusit.
Ismaili tha se që nga shkurti Kosova ka kryer vetëm 570 teste, nga të cilat 31 nga rezultuar pozitive, apo 5.4 përqind e të testuarve.
Siç tha Ismaili, nëse qeveria do të merrte masa dhe do të kryente 10 mijë testime, do të rezultonin 540 të infektuar.
Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka bërë thirrje për masa urgjente për rritjen e numrit të testimeve pasi virusi tashmë është shpërndarë në 10 komuna të vendit.
“Gjendja me Coronovirus në Kosovë ka ndryshuar shumë nga java në javë. Duke humbur mundësinë që të ruajmë kufijtë tanë me teste më të shpeshta dhe izolim të pacientëve që kanë ardhur nga shtetet e ndryshme, sot kemi një situatë që tregon se Kosova nuk është duke u infektuar nga një pacient por nga shumë. Ilustrimi më i mirë i kësaj është se sot kemi pacientë në shumë komuna të cilët nuk kanë asnjë relacion e as kontakt njëri me tjetrin. Pra të gjithë kanë hyrë në Kosovë të pa testuar dhe pa udhëzime që të jenë të vetizoluar për 14 ditë. Si të tillë, me daljet e tyre nëpër komuna apo edhe më larg se komunat e tyre e kanë rritur mundësinë që të jenë shpërndarës të Virusit gjithandej”. ka thënë Ismaili.
Sipas tij, neglizhenca që të trajtohen personat që vijnë nga shtetet me rrezik si të infektuar potencial ka pasoja të mëdha për shëndetin publik në Kosovë, për ekonominë, arsimin e të gjitha fushat tjera.
“Në këtë situatë ku kemi shpërndarje në komuna të ndryshme, atëherë janë dy lloje masash që janë mëse të nevojshme dhe të cilat janë të lidhura direkt me njëra tjetrën. Distanca sociale dhe fizike e cila ka filluar në Kosovë Dhe Testimet. Gjersa distanca ka filluar të praktikohet, apeloj tek të gjithë që të marrin seriozisht mos daljen nga banesat apo shtëpitë e tyre. Duke qenë larg njerëzve të infektuar e ruani vetën, familjen e juaj, por edhe i pamundësoni virusit të shpërndahet. Qëndrimi në banesë dhe shtëpi sado që është i vështirë, është njëra shtyllë e luftës tonë kundër shpërndarjes së virusit. Shtylla tjetër e luftimit të virusit dhe e cila është duke çaluar me të madhe, është testimi. Nga të gjithë ekspertët e shëndetit publik sot, nga menaxhuesit e krizave të mëdha si Ebola, nga OBSH, por edhe nga shtetet që kanë arritur të ndalin shpërndarjen dhe vdekjen e pacientëve – testimi ka qenë arma më e fortë. Izololimin të cilin jemi duke e bërë si qytetarë dhe mbyllja e bizneseve, nuk është e mjaftueshme pa testime masive”, ka theksuar ai.
“Këto rekomandime janë duke ardhur nga OBSH por edhe nga shifrat që po dalin nga shtetet që kanë problem të mëdha si Italia që tanimë është epiqendra globale e Coronovirusit COVID19. Për momentin ne kemi bërë vetëm 570 teste dhe ky është një dështim i cili do të mund të na kushtojë shtrenjtë. Mungesa e testimeve masive do i jep mundësi virusit të shpërndahet dhe të kemi një ngufatje të sistemit shëndetësor. Mungesa e testimeve ka bërë që Italia të përjetojë një krizë të pa imagjuneshme me vdekje ditore të larta.
Por, jo të gjitha vendet në Itali kanë vepruar ashtu. E kemi rastin e një qyteteze e cila ka testuar 3000 banorët e saj dhe për 14 ditë e ka shfarosur virusin. Pra testimi e bënë dallimin nëse shpërndarjes dhe shfarosjes së virusit. Me 570 testime nga muaji Shkurt kur kanë filluar testimet në Kosovë, sot jemi në mesatare 10 testime në ditë. Kjo është shumë pak dhe paraqet një dështim në veprimet e nevojshme për të shfarosur Coronovirusin në Kosovë. Nga testimet tona nga 570 teste kanë dalur 5.4% pozitive. Nëse e zmadhojmë këtë masë të testimit me një konstante prej 5.4 atëherë në 10000 testime do të kishim 540 të infektuar e jo 31. Ky ka qenë skenario i Italisë në fillim: testime të pakta, duke besuar se masat e izolimit do të jenë të mjaftueshme. Është alarmuese të mendohet se vetëm masën e distancës sociale mund të ndalet shpërndarja e virusit”, ka thënë Ismaili. /Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
Aksident trafiku në rrugën Mavrovë-Dibër, lëndohen dy persona
Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!