LAJMI I FUNDIT:

Përveç Lenjanit dhe Kasamit, Sioni ka larguar edhe Alex Song dhe Djourou shkaku i krizës së coronavirusit

Përveç Lenjanit dhe Kasamit, Sioni ka larguar edhe Alex Song dhe Djourou shkaku i krizës së coronavirusit

Klubi i njohur zviceran, Sion ka larguar nga skuadra plot nëntë lojtarë, ku në mesin e tyre ka edhe yje të njohur të futbollit.

Gjatë ditës së djeshme (e enjte) u raportua se klubi zviceran ka marr disa vendime drastike për të ardhmen.


Drejtuesit e Sionit kanë këshilluar lojtarët të pranojnë zvogëlim të pagave, me maksimumin që do të mbërrinte rreth 13 mijë euro në muaj.

Megjithatë, shumica nga lojtarët nuk kanë pranuar këtë vendim të drejtuesve, të cilët më vonë kanë vendosur t’i largojnë atë me prishje të njëanshme të kontratave.

Gjiganti zviceran pranë falimentimit nga coronavirus, liron nga kontrata nëntë futbollistë – e pësojnë edhe dy shqiptarët
Lexo po ashtu Gjiganti zviceran pranë falimentimit nga coronavirus, liron nga kontrata nëntë futbollistë – e pësojnë edhe dy shqiptarët

Në mesin e nëntë lojtarëve të larguar njëanshëm nga Sioni ishin edhe dyshja shqiptare, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Por, bujë të madhe më këtë vendim të klubit zviceran ka marrë edhe largimi i dy emrave të njohur të futbollit botëror.

Bëhet fjalë për dy ish-futbollistët e Arsenalit, Johan Djourou dhe Alex Song, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe te Barcelona.

Me këtë vendim të arbitrar të klubit nuk është pajtuar Shoqata e Futbollistëve Zviceran, të cilët e kanë protestuar vendimin dhe kanë thënë se do ta ndjekin anën ligjore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori