LAJMI I FUNDIT:

Si të sillemi me fëmijët në kohën izolimit për shkak të coronavirusit? Flet Adelina Ahmeti, psikiatre për fëmijë

Adelina Ahmeti, psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë në një intervistë për Telegrafin, ka folur për menaxhimin e situatës në një familje e cila ka fëmijë, në kohën e pandemisë së coronavirusit.

Ahmeti ka thënë se për shkak të coronavirusit (Covid-19), gjendja në Kosovë nuk është aspak e këndshme.

“Ajo çfarë neve na brengos, pra pyetjet e shumta që i kemi janë si ta menaxhojmë situatën brenda familjes, aq më pak kur kemi fëmijë brenda familjes. Shumë varet menaxhimi i situatës brenda familjes, se si prindërit e menaxhojnë frikën dhe ankthin e vet karshi fëmijëve. Gjithashtu edhe qasja e prindërve në raport me fëmijët, duhet të kemi kujdes sa i përket grupmoshave, pasi që e dimë se sa fëmijët janë të ekspozuar ndaj rrjeteve sociale,  sigurisht që fëmijët kanë informata ndoshta edhe më shumë së prindërit, mirëpo nuk jemi të sigurt se çfarë informatave kanë fëmijët. Duhet kemi parasysh grupmoshat e fëmijëve, ndryshe i qasemi një fëmije të moshës deri tri vjet edhe komplet kemi qasje tjetër ndaj fëmijëve të moshës më të rritur. Prandaj, te fëmijët e moshës deri tre vjeçare duhet të jetë më atraktive, më lozonjare, ndërsa fëmijët e moshës adoleshente qasja ndaj tyre duhet të jetë realistike”, ka deklaruar ajo.


Gjatë intervistës, Ahmeti tha se në këtë kohë prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shohin se çfarë informatash kanë fëmijët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Momenti kur kamioni devijon rrugën dhe përplaset me disa vetura në Veternik

Kronika e Zezë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Emisari amerikan Kasanof bën thirrje për partneritet më efektiv me Kosovën

Lajme
Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Aksident i rëndë në Veternik flasin nga Emergjenca e QKUK-së: Tetë persona janë duke u trajtuar

Lajme
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare

Lajme
11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

11 persona lëndohen në një aksident në Veternik, përfshihen 11 vetura dhe një kamion

Kronika e Zezë
Kalo në kategori