LAJMI I FUNDIT:

KDI kundër rrëzimit të Qeverisë, prodhon pasiguri

KDI kundër rrëzimit të Qeverisë, prodhon pasiguri

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet e fundit politike në vend, në lidhje me inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nga subjekti politik LDK.

KDI thekson se iniciativa për rrëzimin e Qeverisë në periudhën e coronavirusit është e padobishme.


“KDI beson që Kosova tashmë i ka kaluar situatat kur vendit i janë dashur qeveri teknike apo ato të unitetit, veçanërisht në periudhën para shpalljes së pavarësisë. Qeveritë teknike apo të unitetit janë kryesisht karakteristikë e shteteve pa stabilitet institucional dhe polarizim të skajshëm politik. Prandaj, KDI vlerëson se krijimi i një qeverie të tillë do të ishte deformim i vullnetit të shprehur të qytetarëve më 6 tetor të vitit të kaluar, si dhe do të prodhonte institucione të reja pa legjitimitet qytetar”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

“Ndonëse KDI njeh të drejtën kushtetuese të subjekteve politike parlamentare për inicimin e këtij mocioni si formë e kundërshtimit të punës së ekzekutivit, vlerëson që një iniciativë e tillë, e ndërmarrë mbi të gjitha në një periudhë të ballafaqimit me shpërndarjen e virusit COVID-19, është e padobishme.

Rikujtojmë se Qeveria e re e Kosovës e formuar vetëm 45 ditë më parë pas një periudhe disa-mujore kur është qeverisur nga një qeveri në dorëheqje dhe futja në cikël të ri të krizës institucionale mund të prodhojë stagnim të mëtejmë të zhvillimit ekonomik e social, në prolongimin e reformave për sundim të ligjit dhe në procesin e integrimit evropian. E gjithë pa dyshim do t’a dobësojë pozicionin politik të shtetit në rrafshin ndërkombëtar, do t’a polarizojë edhe më tepër skenën politike dhe do të prodhojë zhgënjim e destabilitet shoqëror.

KDI beson që Kosova tashmë i ka kaluar situatat kur vendit i janë dashur qeveri teknike apo ato të unitetit, veçanërisht në periudhën para shpalljes së pavarësisë. Qeveritë teknike apo të unitetit janë kryesisht karakteristikë e shteteve pa stabilitet institucional dhe polarizim të skajshëm politik. Prandaj, KDI vlerëson se krijimi i një qeverie të tillë do të ishte deformim i vullnetit të shprehur të qytetarëve më 6 tetor të vitit të kaluar, si dhe do të prodhonte institucione të reja pa legjitimitet qytetar.

Përderisa vendi është duke u ballafaquar me pandeminë globale COVID-19, gjendja e krijuar në skenën politike ngjallë pasiguri tek qytetarët dhe situatat e krizave të tilla nuk duhet të përdoren për interesa politike. Në këtë drejtim, kohëzgjatja e procedurave kushtetuese për formimin e një qeverie të re do të linte vendin pa institucione në periudhën kur ato vendit i duhen më së shumti.

Qytetarët e vendit, më shumë se kurrë më parë presin nga liderët politikë të tregojnë guxim dhe maturi dhe përmes veprimeve të përgjegjshme të thellojnë dhe forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për tejkalimin e kësaj situate të rëndë jo vetëm për Kosovën por për gjithë njerëzimin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori