LAJMI I FUNDIT:

U alivanos në parlament, ministri holandez për trajtimin e coronavirusit jep dorëheqje

U alivanos në parlament, ministri holandez për trajtimin e coronavirusit jep dorëheqje

Ministri holandez i Shëndetësisë, Bruno Bruins, i cili është përgjegjës për trajtimin e coronavirusit, ka dhënë dorëheqjen.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për njeriun i cili u rrëzua në parlament të mërkurën në mbrëmje gjatë një debati mbi trajtimin e krizës.


Ai më vonë kishte thënë se ai ishte i rraskapitur dhe i duhej të pushonte gjatë natës në shtëpi.

Shërbimi i informacionit shtetëror nuk dha një arsye për dorëheqjen e tij në një deklaratë për shtyp, por burime të brendshme kanë thënë se largimi i tij është i papritur.

Hugo de Jonge, kolegu i Bruin në ministri që ka përgjegjësi për mirëqenien dhe sportin, po merr përsipër rolin e tij ndërsa emërohet një ministër i ri i shëndetësisë.

Derisa po debatonin për coronavirusin, ministri holandez i Shëndetësisë humb vetëdijen për pak sekonda në Parlament: Jam alivanosur nga lodhja
Lexo po ashtu Derisa po debatonin për coronavirusin, ministri holandez i Shëndetësisë humb vetëdijen për pak sekonda në Parlament: Jam alivanosur nga lodhja

Qeveria holandeze urdhëroi mbylljen e të gjitha shkollave, bareve, restoranteve dhe kafeneve të kanabisit, në përpjekje për të luftuar përhapjen e coronavirusit të ri.

“Nga 16 mars deri më 6 prill, tre javët e ardhshme, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor do të mbyllen, përveç atyre fëmijëve, prindërit e të cilëve janë në punë jetike”, tha ministri i Arsimit, Arie Slob. /Telegrafi/