Ambasadori i Kinës në Tiranë, Zhou Ding tha gjatë një interviste në Euronews Albania se Shqipëria ka provuar miqësinë e vet për Kinën në ditë të vështira dhe se kjo miqësi e mirë do t’i rikthehet.
“Unë gjithmonë kam mbajtur komunikim të ngushtë ne qeverinë shqiptare, në veçanti me kryeministrinë dhe ministrinë e Shëndetësisë. Në ditët e vështira të epidemisë në Kinë, Presidenti Meta, Kryeministri Rama, kryeparlamentari Ruci u dërguan letra solidariteti udhëheqësve kinezë. Madje kryebashkiaku i Tiranës Veliaj organizoi një aktivitet solidarizimi në një nga restorantet kineze në Tiranë në bashkëpunim me ambasadën kineze për luftën kundër pandemisë,” deklaroi Ding.
Diplomati iu referua proverbave për të dhënë shembullin e miqësisë së mirë shqiptaro-kineze.
“Të gjitha këto e vërtetojnë fjalën e urtë shqiptare. Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Tashmë që Shqipëria kërcënohet nga pandemia ne do të qëndrojmë në krah të popullit shqiptar. Dhe në shumë raste i kemi dërguar të dhëna Ministrisë së Shëndetësisë ISHP-së dhe medias shqiptare gjetjet më të fundit në lidhje me hulumtimet mbi COVID-19, të parandalimit, kontrollimit dhe shërimit nga virusi,” tha ambasadori.
Ai shtoi se sot është organizuar një video konferencë me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve të fushave të ndryshme, mjekëve shqiptarë dhe kinezë për të ndarë eksperiencat e tyre në lidhje me luftimin e pandemisë.
Pyetur lidhur me kërkesën për ndihmë nga pala shqiptare, ambasadori u përgjigj optimist.
“Pala kineze po e studion atë dhe jam i bindur se do të ketë një përgjigje pozitive. Në fakt deri tani kanë bërë një kërkesë të ngjashme sidomos ato vende në gjendje më të rëndë, si Italia, Spanja, Irani, Koreja e jugut dhe Japonia. Por Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe shpresojmë që pas kësaj situate kjo miqësi do të thellohet edhe më shumë,” u shpreh diplomati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak