LAJMI I FUNDIT:

Aktori Daniel Dae Kim diagnostikohet me coronavirus, ndan eksperiencën e tij me ndjekësit

Aktori Daniel Dae Kim diagnostikohet me coronavirus, ndan eksperiencën e tij me ndjekësit
Daniel Dae Kim (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori Daniel Dae Kim thotë se është diagnostikuar me coronavirus, teksa beson se ai kontraktoi virusin kur ishte në New York duke filmuar serinë televizive “New Amsterdam”.

Në një video 10-minutëshe të postuar në Instagram, Kim, i njohur për rolet e tij në “Lost ” dhe “Hawaii 5-0”, tha se kishte dhimbje në fyt dhe pas filmimit u kthye në Hawaii për të qenë me familjen e tij.

Pasi u kthye në Hawaii, Kim u karantinua dhe filloi të tregojë simptoma të tjera, si shtrëngimi i gjoksit, dhimbjet e trupit dhe ethe.


Daniel Dae Kim (Foto: Getty Images/Guliver)

Mjeku i tij rekomandoi që ai të testohej për coronavirus, të cilin e bëri në një qendër testimi në Honolulu.

51-vjeçari po ashtu u izolua edhe nga familja e tij gjatë kësaj kohe, dhe që nga arritja në Hawaii, i njëjti la shtëpinë vetëm për të shkuar në qendrën e testimit.

Daniel kurrë nuk u shtrua në spital dhe nuk i trajtoi simptomat me ilaçe, pushim apo lëngje.

https://www.instagram.com/p/B97DQshgJIN/

Kim thekson se pandemia nuk është ‘çështje jetë apo vdekje’, por u bëri thirrje të tjerëve të praktikojnë distancimin dhe të ndjekin udhëzimet e mjekëve.

“Nëse e trajtoni këtë pa kujdes, ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve, përfshirë edhe të dashurit tuaj”, vazhdon ai.

Ylli amerikan gjithashtu bëri thirrje për t’i dhënë fund sjelljes ksenofobike që ka shkaktuar pandemia, duke i quajtur veprime të tilla ‘frikacake’ dhe ‘të pafalshme’.

“Po, unë jam aziatik. Dhe po, unë kam coronavirus, por nuk e kam marrë atë në Kinë. Unë e kam marrë atë në Amerikë – në New York”.  “Përkundër asaj që liderë të caktuar politikë duan ta quajnë atë, unë nuk e konsideroj vendin nga është aq i rëndësishëm sa njerëzit që janë të sëmurë dhe që po vdesin”.

“Unë jam mirënjohës që jam i gjallë dhe i shëndetshëm. Më jep shpresë se përmes përpjekjeve tona kolektive mund ta kalojmë këtë”, përfundon Daniel Dae. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B9xOytuA84W/

Në trend Magazina

Më shumë
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Atilla Kardesh: Durimi është çelësi

Magazina
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Zhaklin Lekatari: Gjesti nxori nga Big Brother grupin e bullizuesve

Magazina
MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

MrBeast fitoi qasje në pjesët e ndaluara të piramidave të Gizës, në pak ditë videoja grumbulloi gati 80 milionë shikime

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Kalo në kategori