LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon ambasadorin Jens Erik Grondahl, Norvegjia i ofron ndihmë Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Kurti takon ambasadorin Jens Erik Grondahl, Norvegjia i ofron ndihmë Kosovës për parandalimin e përhapjes së coronavirusit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ndërsa biseduan lidhur me situatën rreth pandemisë.

Në njoftim thuhet se takimi u mbizotërua nga diskutimi mbi situatën e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID- 19.


Ambasadori Grondahl shprehu gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë Republikës së Kosovës në përpjekjet e saj për parandalimin e shpërndarjes së mëtutjeshme të virusit Corona.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimet e sinqerta për përkrahjen e shtetit Norvegjez dhe bëri thirrje për solidaritet në mes të gjitha shteteve të cilat po ballafaqohen me pandeminë COVID- 19.

Të dy u zotuan të shtojnë bashkëpunimin në mes dy shteteve në të gjitha fushat. /Telegrafi/