Pas shfaqjes së coronavirusit në vendin tonë dhe pas shpalljes së gjendjes emergjente në sektorin e shëndetit publik, janë shtuar kontrollet dhe masat mbrojtëse.
Me këtë raste, Komuna e Prishtinës, nga dita e sotme rifilloi shpërndarjen e shujtave të ngrohta ushqimore, në dy pika “Tophane” dhe “Aktash” të Prishtinës.
E aty u mblodhën një numër qytetarësh për t’u shërbyer me këto shujta, të cilat përmbanin, gjellë, sallatë, pemë dhe bukë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se nga sot të gjithë qytetarët të cilët janë në gjendje të rënd sociale-ekonomike do të furnizohen me shujta të nxehta ushqimi.
Sipas tij, shumë shpejt do të bëjnë një data bazë me Ministrinë e Shëndetësisë, për t’u koordinuar se a do të vazhdojnë të shpërndajnë në këto pika apo do të kenë mundësi t’i dërgojnë këto shujta në shtëpi.
“Ju e dini që i kemi kuzhinat popullore tonat, të cilat i kemi mbyll para 5 ditëve sepse ka qenë rrezik, megjithatë i kemi zakonisht nga 150 persona 200 për çdo ditë që sigurojmë ushqim, sepse nuk kanë mundësi tjetër dhe nuk kemi pas mundësi me pritë më kemi vendos që shpërndarjen ta bëjmë, të ja japim njerëzve me vete. Janë dezinfektuar hapësirat, nuk mundet me hy askush brenda, do ta dezinfektojmë çdo ditë… të cilëve ju kemi siguruar vazhdimisht nga një shujtë të ngrohtë në ditë… Po e bëjmë shpërndarjen në dy pika këto dit do ta bëjmë edhe një data bazë dhe e shqyrtojmë në bashkëpunim me Ministrin e Shëndetësisë, se a do të vazhdojmë kështu apo do të kemi mundësi t’i dërgojmë edhe në shtëpi”, u shpreh Ahmeti.
Ahmeti u zotua se në Komunën e Prishtinës nuk do të lejojë asnjë qytetarë të bëhet viktimë e situatës së krijuar nga coronavirusi.
Ndër të tjerash Ahmeti i bëri apel qeverisë, pasi që konsideron se Kosova është futur në një gjendje të rëndë, e krejt kjo për shkak se nuk ka aktivitete ekonomike.
“Ajo që unë e kam brengën më të madhe dhe që i bëj apel qeverisë, është që ndoshta nuk po e kuptojnë se e kemi ndal ekonominë në stop, pra nuk ka shitje nuk ka aktivitet ekonomikë, nuk ka paga për një pjesë të madhe të punëtorëve, në vendet me pa barazi të madhe kjo godet në shtresën më të rrezikuar pra nuk e kam hallin, natyrisht e kam hallin se biznesmenët nuk po e bëjnë profitin e vetë, por e kam hallin për atë punëtorin atje i cili merr pagë nga muaji në muaj dhe tash për një herë i vinë të gjitha faturat dhe nuk ka mundësi as me e kaluar muajin…”, u shpreh Ahmeti.
Drejtori i Mirëqenies Sociale, Dren Kukaj, deklaroi se për të gjithë ata persona që kanë nevojë për shujta ushqimore të ngrohta, mund të drejtohen në dy pika “Tophane” dhe “Aktash”.
Kukaj theksoi se me këto shujta furnizohen rreth 300 persona mirëpo kapaciteti i shërbimeve është për 600 persona.
“Prej sot komuna e Prishtinës e ka rifilluar shpërndarjen e shujtave të ngrohta, për të gjithë ata njerëz që kanë nevojë të ushqehen deri në të shtunën e kaluar këto shujta është dashur që të hahen këtu, mirëpo prej sot e tutje është dashur që shujtat të merren me vete në shtëpitë e tyre, ne e kemi siguruar mjete përmes të cilave do të bartët ushqimi tek shtëpitë e tyre dhe i bëjmë apel të gjithë atyre që ndjehen se kanë nevojë për një shujtë të ngrohtë, të paraqiten në pikat tona të shpërndarjes që janë në Tophane dhe në Aktash…Ne aktualisht këtu në shujtat tona mesatarisht shërbehen rreth 300 persona mirëpo ne jemi të përgatitur për 600”, u shpreh Kukaj.
Këto shujta do të shërbehen derisa të stabilizohet gjendja në Kosovë./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos