LAJMI I FUNDIT:

Fëmija kalon shumë kohë para ekranit? Këto janë arsyet pse nuk duhet të ndiheni fajtorë

Fëmija kalon shumë kohë para ekranit? Këto janë arsyet pse nuk duhet të ndiheni fajtorë

Shumica prej nesh është rritur në një periudhë kur “koha e ekranit” nuk ishte një koncept. Shpesh prindërit e kanë të vështirë të mbajnë larg ekraneve të ndryshëm fëmijët e tyre

Akademia Amerikane e Pediatrisë thotë se është brenda normave 1 deri në 7 orë në javë përpara televizorit apo video-lojërave.


Fëmijët e duan ekranin. Nga ana tjetër, prindërit duket se gjejnë pak qetësi teksa fëmijët hutohen. Prapëseprapë, prindërit skuqen dhe ulin kokën kur pranojnë se janë të detyruar ta bëjnë këtë, sepse është e vetmja mënyrë që të merren me punë të tjera, siç është përgatitja e darkës.

Por nuk ka asnjë problem që fëmijët të shohin televizor dhe nëse e bëjnë shpesh, kjo mund të sjellë qetësi dhe gëzim në familje.

“Ne e dimë se shumica e fëmijëve që shohin televizor do të jenë mirë. Por prindërit që kanë fëmijë me çrregullime të sjelljes ose që vuajnë nga autizmi, kërkojnë një kujdes të veçantë.”- tha Anya Kamenetz, një korrespondente edukimi në NPR (radio publike private).

Problemi nuk është televizioni, por ajo që mund të zëvendësojë ai. Nëse ulja para televizionit kthehet në aktivitet fizik, atëherë po, problemet mund të shfaqen. Por një film vizatimor në ditë nuk do t’i hapë rrugë problemeve.

Kamenetz shpjegoi se zhvendosja e kulturës rreth kohës së ekranit nuk është rezultat i përdorimit të shtuar.

“Sot, fëmijët nuk shpenzojnë më shumë kohë para ekranit sesa në vitet ’80.”- tha ajo

Përkundrazi, turpi dhe hidhërimi buron nga ngritja e një kulturë prindërimi (plot me prindër të arsimuar dhe të pasur), e cila pret që nëna dhe babai t’u kushtohen intensivisht fëmijëve, këshillon Class.

Por vihet re se prindi po dembelizohet dhe fëmija nuk po angazhohet në aktivitete fizike. Kamanetz sugjeron që prindërit të shohin televizor me fëmijët sa më shpesh që të jetë e mundur. Kjo u jep mundësinë të diskutojnë me fëmijët karakteristikat e personazheve dhe t’i ndihmojnë ata të mbajnë qëndrime.

Televizioni u jep prindërve një shans për të kuptuar më mirë fëmijët e tyre.

Ky funksion shoqëror i televizionit, nuk ndihmon vetëm marrëdhënien me fëmijët e rritur (adoleshentë), por edhe lidhjen e fëmijëve me njëri-tjetrin. Interesi i përbashkët për shfaqjet televizive dhe filmat mund të ndihmojë në krijimin e marrëdhënieve dhe mund t’i kthejë situatat e reja apo të frikshme në diçka sociale për fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Megan Fox ndryshon sërish ngjyrën e flokëve

Flokë dhe stil
Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Çfarë më pret kur të lind trenjakë: Shtatzënitë e shumëfishta zgjasin më pak dhe pothuajse gjithmonë bëhet prerja cezariane

Shtatzëna
Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Ja pse marrëdhëniet tuaja nuk zgjasin: Frojdi zbulon se gratë e bëjnë këtë gabim gjatë gjithë kohës

Në çift
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Kalo në kategori