LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kërkohet të hiqet pagesa në pikë-pagesat për kamionë dhe autobusë

Maqedoni, kërkohet të hiqet pagesa në pikë-pagesat për kamionë dhe autobusë

Asociacioni i Komunikacionit të Maqedonisë ‘Amerit’ kërkon heqjen e pagesës në pikëpagesa për kamionët dhe autobusët për shkak të humbjeve që kanë pasur me krizën e coronavirusit.

“Nga java e kaluar numri i udhëtarëve është zvogëluar për 70%, ndërsa linjat e autobusëve janë reduktuar për 52%. Kërkojmë nga Qeveria të sjell masa për heqjen e pikëpagesave, për shkak se transportuesit operojnë çdo ditë me numër të ulët të udhëtarëve”, u shpreh sot Lefter Andonov, drejtori i Asociacionit të Komunikacionit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai bëri apel që shoferëve e kaminoëve t’i respektojnë rekomandimet për mini-karantinë gjatë transportimit.


“Ju bëj thirrje shoferëve që ta respektojnë atë mini-karantinë maksimalisht, për shkak se bëhet fjalë për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetarëve”, tha Andonov.

Ndryshe, Qeveria sot publikoi disa masa për ndihmën e ekonomisë, ku parashihet subvencionimi për 50% të kontributeve të pagës për sektorët më të prekur, siç janë turizmi, transporti dhe shërbimi./Telegrafi/