LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë inspektimet në Komunën e Drenasit, mbyllet përkohësisht Qendra për Punë Sociale

Vazhdojnë inspektimet në Komunën e Drenasit, mbyllet përkohësisht Qendra për Punë Sociale

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Drenasit, në bashkëpunim me zyrtarë policor, janë duke vazhduar inspektimet në territorin e Komunës së Drenasit, për të monitoruar zbatimin e vendimeve të Qeverisë.

Gjatë inspektimit në Qendrën për Punë Sociale, është vërtetuar se objekti nuk i plotëson kushtet sanitare dhe nuk janë marr masat e nevojshme.


Pas këtij konstatimi nga ana e inspektorëve sanitarë, është rekomanduar që të bëhet fillimisht komplet dezinfektimi i objektit në mënyrë që të plotësohen kushtet minimale sanitare.

Përkohësisht, objekti i QPS është i mbyllur nga ana e inspektorëve deri në pastrimin dhe më pas dezinfektimin e tij.

Po ashtu, inspektorët kanë vazhduar inspektimin edhe në bizneset që janë të vendosura në Parkun e Biznesit në Korroticë të Lartë dhe është konstatuar se dhjetëra biznese prodhuese në këtë qendër biznesi, janë duke punuar dhe të njëjtat kanë marr masat e duhura mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në njoftim thuhet se inspektimet do të vazhdojnë ne gjithë territorin e Komunës së Drenasit për të monitoruar gjendjen dhe për të marr të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve të Qeverisë dhe të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori