LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Pendarovski shpall gjendje të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë një konference për shtyp shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend lidhur me pandeminë e Coronavirusit që ka kapluar edhe Maqedoninë ku deri sot janë infektuar 35 persona.

“Vendimi im vjen nga neni 125 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë 30 ditë. Në fund të këtyre 30 ditëve Qeveria do të më njoftojë për hapat e marrë në këtë periudhë. Gjatë 30 ditëve Qeveria duhet t’i përdor të gjithë mjetet e duhura, përsëris të gjithë mjetet. Pres nga Qeveria dhe nga të gjithë institucionet e përfshira të jenë në krye të detyrës” tha Pendarovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më herët edhe kryeministri teknik, Oliver Spasovski kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme që do të mundësojë zbatimin e menjëhershëm të masave që do të luftojnë përhapjen e coronavirusit.


“Qeveria e Maqedonisë nuk ka dilemë, për këtë arsye në seancën e sotme do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Kërcënimi nga përhapja masive, kërkon masa radikale”.

Edhe kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp kërkoi nga Pendarovski që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe se pas kësaj shpallje, duhet të merren vendime për mbrojtjen e bizneseve dhe kompanive.

Përndryshe, kjo është herë e parë në historinë e vendit që shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Kujtojmë se as gjatë konfliktit të vitit 2001 nuk ka pasur masa të këtij niveli. /Telegrafi/

Çdo do të thotë gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni?
Lexo po ashtu Çdo do të thotë gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni?

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Kalo në kategori