LAJMI I FUNDIT:

​Pacientja amerikane e shëruar nga coronavirusi tregon si ishin simptomat para se të sëmurej

​Pacientja amerikane e shëruar nga coronavirusi tregon si ishin simptomat para se të sëmurej

Elizabeth Schneider kishte shkuar në një ndejë pa e pasur idenë se do të prekej nga sëmundja që po përhape në të gjithë botën.

Ajo për televizionin Fox News tregon historinë e saj me coronavirus dhe simptomat e para.

Schneider u infektua në një festë në shtëpi më 22 shkurt, por nuk mori një diagnozë pozitive deri rreth dy javë më vonë.


“Tre ditë pas festës, u ndjeva e sëmurë dhe i kisha të gjitha simptomat e gripit. Nuk pata kollë, nuk pata ndonjë shqetësim të frymëmarrjes, shtrëngim në gjoks ose gulçim. Kështu që unë mendoja se kisha kontraktuar me gripin,” tha ajo.

Schneider, banore e Uashingtonit, tha se ajo vuri re që njerëzit e tjerë që morën pjesë në festë filluan të postojnë në Facebook se edhe ata po përjetonin simptoma të gripit.

“Jo shumë ditë më vonë pashë në Facebook një postim të dikujt që ishte në festë dhe ajo postoi se ndihej e sëmurë, dhe kishte të njëjtat simptoma si unë. Disa njerëz komentuan se cilët ishin gjithashtu në festë, dhe ata gjithashtu kishin të njëjtat simptoma të ngjashme. Dhe ata gjithashtu u sëmurën në të njëjtën ditë, të martën më 25 shkurt – tre ditë pas festës,” tha Schneider.

Disa nga miqtë e saj u testuan negativisht për gripin, por nuk u testuan për coronavirusin.

“Të gjithë këta njerëz, përfshirë edhe unë, ishin pak dyshues për atë që kishim, kështu që ne gjetëm se një studim kërkimor po zhvillohej në Seattle, i quajtur Studimi i Gripit të Seattle, dhe ata kishin filluar testimin për coronavirusin vetëm disa javë para se ne të sëmureshim,” tha ajo.

Schneider dhe pjesëmarrësit e festës u regjistruan si vullnetarë dhe gjatë testit rezultuan pozitivë.

“Tashmë kishin kaluar 11 ditë nga fillimi i simptomave dhe tre ose katër ditë pasi ethet e mia kishin mbaruar,” tha Schneider, e cila pas shërimit ndihet shumë mirë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

U dënua 150 milionë dollarë për shpifje, Rudy Giulianit i merren Mercedesi, orët luksoze dhe unaza e diamantit

Amerika
Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Trump kërkon dhjetë miliardë dollarë si dëmshpërblim prej New York Times

Amerika
Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Si duket një nga burgjet më famëkeq në botë - këtu gjenden më të rrezikshmit nga më të rrezikshmit

Amerika
Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Mbretëria e Bashkuar ngrit në ajër aeroplanët luftarakë në përgjigje të aeroplanit rus që po shkonte drejt hapësirës ajrore të saj

Botë
Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Mbeten pa para qeveritë në Paris dhe Berlin

Evropa
Kalo në kategori