LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Qeveria nuk ka dilemë, do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Spasovski: Qeveria nuk ka dilemë, do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot në konferencë për shtyp tha se do të propozojnë që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit.

Ai tha se Qeveria nuk ka dilemë për këtë vendim dhe se gjendja e jashtëzakonshme ju mundëson zbatimin e menjëherëshëm të masave, si dhe do të mund të luftojnë përhapjen e virusit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Qeveria e Maqedonisë nuk ka dilemë, për këtë arsye në seancën e sotme do të propozojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Kërcënimi nga përhapja masive, kërkon masa radikale”.


“Do t’i propozojmë Kuvendit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Kuvendi është shpërndarë, por presidenti i shtetit ka kompetenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë. Kjo është një nga vendimet më të vështira që e ke sjellë ndonjëherë qeveria. Tanimë nuk është gjithçka njëjtë. Jeta jonë po ndryshon, poashtu edhe në botë. Është koha që të kemi ndëgjegjje. Nëse duam ta mbrojmë kombin, duhet të sillemi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me përgjegjësi”, tha Spasovski.

Ai shtoi se institucionet kanë kapacitet për t’u përballur me përhapjen e virusit dhe për ta mbrojtur jetën e qytetarëve.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe seriozisht ta kuptojnë këtë masë./Telegrafi/