LAJMI I FUNDIT:

Sveçla nuk mbështet propozimin e Thaçit, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Sveçla nuk mbështet propozimin e Thaçit, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas propozimit të presidentit Hashim Thaçi, që i ka bërë Kuvendit të Kosovës, që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.

Sveçla ka thënë se para se të shpallej gjendje e jashtëzakonshme do të duhej të vlerësohej se sa janë shfrytëzuar kapacitetet aktuale në kuadër të situatës aktuale, gjendjes së emergjencës shëndetësore.

“Se pari ende nuk janë mobilizuar kapacitet maksimale të institucioneve civile, si kthimi i orarit 12 orësh për policinë e Kosovës, praktikë më se e zakonshme në rastet më se të zakonshme si zgjedhjet apo datat specifike. Ky hap do të dyfishonte pjesëmarrjen e policisë në aktivitete. Edhe ashtu nuk ka ndonjë shqetësim serioz për mungesë sigurie, para së gjithash falë sjelljes së përgjegjshme të qytetarëve tanë”, ka shkruar Sveçla në Facebook, transmeton Telegrafi.


Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme
Lexo po ashtu Presidenti i propozon Kuvendit shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Ai ka deklaruar se as personi shëndetësor nuk është mobilizuar deri në maksimum.

“Po ashtu edhe i gjithë personeli shëndetësor me të drejtë nuk është mobilizuar deri në maksimum, gjë që tregon për potenciale shtesë në rast të nevojës. Po ashtu, për sa i takon furnizimin me artikujt e nevojshëm, nuk ka vështirësi të theksuara. Marr parasysh këto dhe shumë argumente të tjerë në këtë moment dhe në kësi lloj situate, nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ka nevojë për hapa që qartësojnë shoqërinë e qytetarët e jo që shkaktojnë konfuzion e pasiguri”, ka pohuar ai.

Zv.ministri pohoi se tani për tani emergjenca shëndetësore është e mjaftueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori