LAJMI I FUNDIT:

Serbia vendos orë policore si masë kundër përhapjes së coronavirusit

Serbia vendos orë policore si masë kundër përhapjes së coronavirusit

Serbia ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit të ri. Autoritetet kanë vendosur orë policore nga ora 8 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

“Në Serbi, është e ndaluar lëvizja e të moshuarve gjatë ditës, ndërsa në orët e natës janë të ndaluar të gjithë qytetarët, përveç autoriteteve kompetente përgjegjëse të grupit të punës dhe qytetarët që punojnë në ndërrimin e tretë, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raportojnë mediat.


“Që nga nesër në mëngjes në orën 10:00, janë absolutisht të ndaluara lëvizjet e njerëzve mbi 65 vjeç në zona urbane, dhe në qytete më të vogla, zona rurale, është e ndaluar të lëvizësh nëse keni mi 70 vjeç. Ata duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe unë u kërkoj pleqve tanë ta kuptojnë këtë”, tha Vuçiq.

Presidenti serb theksoi se të gjitha vendkalimet kufitare, qendrat e migrantëve dhe spitalet do të jenë nën kontrollin e Forcave të Armatosura serbe, të cilat, siç theksoi Vuçiq, do të jenë të armatosur.

Vuçiq tha gjithashtu se dënimet për ata që nuk respektojnë izolimin “do të jenë shumë, shumë të ashpra”.

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori