LAJMI I FUNDIT:

Era Istrefi me video-mesazhe inkurajuese për coronavirusin, ndërsa flet edhe për albumin e ri

Era Istrefi me video-mesazhe inkurajuese për coronavirusin, ndërsa flet edhe për albumin e ri

Këngëtarja shqiptare me famë tashmë botërore, Era Istrefi, kohëve të fundit ka qenë shumë pak aktive në rrjetet sociale.

Madje, lidhur me mungesën e saj u aludua se ajo kishte vdekur, lajme të cilat më pas u demantuan nga vet artistja, pasi publikoi një fotografi në Instagram me përshkrim “Jam mirë, uroj që edhe ju të jeni mirë”.


Megjithatë, ajo së fundmi ka publikuar disa video në InstaStory, përmes së cilave flet për coronavirusin apo COVID-19, dhe më pas sqaron se përse ka qenë më pasive edhe në muzikë.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

“Përshëndetje njerëz, shpresoj që jeni duke kaluar sado pak mirë me familjet e juaja në shtëpi në këto ditë të vështira, ju uroj shumë imunitet, kujdes, shumë shëndet se situata është shumë serioze”.

“Sidoqoftë, desha të flas për një qështje tjetër, për ata që fansat sidomos shqiptarë më shkruajnë çdo ditë, është albumi jem, pse unë nuk kam bërë, pse nuk kanë dale deri tani, janë disa qështje juridike që janë shumë të mërzitshme të ua shpjegojë”.

Era Istrefi iu kundërpërgjigjet lajmeve të rrejshme për "vdekjen" e saj me një 'selfie': Jam mirë, shpresoj që edhe ju jeni mirë
Lexo po ashtu Era Istrefi iu kundërpërgjigjet lajmeve të rrejshme për "vdekjen" e saj me një 'selfie': Jam mirë, shpresoj që edhe ju jeni mirë

“Mirëpo, unë kam deshur të kompensojë këtë kohë me punë, por tani për shkak të virusit prapë është duke u vonuar, kjo është situata ime si e shumë e shumë njerëzve tjerë në botë. Me rëndësi me qenë gjallë, me marrë frymë në familjet tona, faleminderit për përkrahjen ju dua”, ka thënë ndër tjerash Istrefi.

Era Istrefi (Foto: Instagram)

“Let’s Get Married” përndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Era në bashkëpunim me yjet Yellow Claw dhe Offset, në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Era Istrefi (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori