LAJMI I FUNDIT:

Numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë arrin në afër 500 – raportohet se 182 vdiqën vetëm për një ditë

Numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë arrin në afër 500 – raportohet se 182 vdiqën vetëm për një ditë

Numri i viktimave nga coronavirusi në Spanjë ka shkuar në 491, raportojnë zyrtarët shëndetësorë, që do të thotë se për një ditë ndërruan jetë 182 persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i rasteve u rrit nga 2,000 në 11,178, ndërsa Spanja mbylli kufijtë e saj, dhe mobilizoi një bllokim të pjesshëm për 47 milionë banorë.


Numri i të vdekurve nga coronavirusi është rritur po ashtu në Iran, duke raportuar 135 të tjerë, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar afër 1,000.

BE planifikon të paraqesë planin 30-ditor për të anuluar të gjitha udhëtimet jo thelbësore, ndërsa Franca filloi bllokimin e saj të “rreptë”.

Ndërkohë udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë masat përmes videokonferencës më vonë të martën, ndërsa Euro 2020 është shtyrë për një vit.

Bëhet e ditur se qytetarët francezë gjatë këtij bllokimi, nuk mund të dalin nga shtëpia pa posedimin e së paku një dokumenti ku detajohen arsyet, pasi mund të gjobiten për shkelje.

Në Britani të Madhe tashmë është marrë vendim të shmangin kontaktin shoqëror, të punojnë nga shtëpia, si dhe të anulojnë udhëtimet jo thelbësore,

Kujtojmë se coronavirusi është shpallur pandemi globale, ndërsa ka prekur 173 mijë persona në të gjithë botën dhe 7,000 të tjerë kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori