LAJMI I FUNDIT:

Vitia dhe ambasadorja franceze bisedojnë rreth masave në Kosovë kundër Covid-19

Vitia dhe ambasadorja franceze bisedojnë rreth masave në Kosovë kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, të cilën e njoftoi lidhur me masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për të mbrojtur shëndetin e popullatës nga coronavirusi.

Vitia theksoi se nga 16 personat e prekur me coronavirus, shumica prej tyre janë familjarë të rasteve të shfaqura në fillim.

“Ky është një problem sfidues edhe për shtetet më të zhvilluara, ndërsa konsideroj se si shtet i ri kemi ndërmarrë veprimet e duhura përmes masave emergjente. Nga 16 personat e prekur me coronavirus, shumica prej tyre janë familjarë të rasteve të shfaqura në fillim dhe kjo është zbuluar falë praktikës së gjurmimit të kontakteve të tyre”, ka deklaruar Vitia.


Ai, po ashtu, e ka informuar ambasadoren franceze se një sfidë në vete kanë qenë edhe rezervat të cilat janë gjetur në Ministrinë e Shëndetësisë, situatë kjo që ka imponuar një intervenim të menjëhershëm për të kërkuar asistencë edhe nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, për një përgjigje sa më adekuate ndaj situatës rreth Covid-19.

Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi ambasadoren Marie-Christine Butel se janë zhvilluar edhe takime me përfaqësues të spitaleve private, shoqatave dhe organizatave të komunitetit mjekësor dhe farmaceutik për të qenë të koordinuar lidhur me situatën me coronavirusin.

Në anën tjetër, ambasadorja franceze e falënderoi ministrin Vitia për të gjitha këto informata që, sipas saj, kanë ndikuar që Kosova të jetë më e mbrojtur nga virusi i Covid -19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori