LAJMI I FUNDIT:

Serbia dhe Mali i Zi mbyllin kufijtë me Kosovën – lejohen vetëm automjetet që bartin mallra

Serbia dhe Mali i Zi mbyllin kufijtë me Kosovën – lejohen vetëm automjetet që bartin mallra

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, ka njoftuar të gjithë qytetarët se Serbia dhe Mali i Zi, kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave nga Kosova me përjashtim të atyre që bartin mallra.

Në njoftim thuhet se këto masa do të zgjasin deri në një vendim tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ju ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Serbisë #SRB, për të gjithë shtetasit / veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës #RKS që posedojnë dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës #RKS. Do të lejohet hyrja vetëm e automjeteve komerciale”, thuhet në njoftim.


Po ashtu, QKMK ka njoftuar edhe për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Malit të Zi.

“Sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Malit të Zi #MNE. Ju ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Malit të Zi #MNE, për të gjithë shtetasit / veturat, autobusët dhe minibusët e Republikës së Kosovës #RKS. Do të lejohet hyrja vetëm e automjeteve komerciale (ata të cilat bartin mallra). Kjo masë do të zgjasë deri në një vendim tjetër. Po ashtu edhe aeroporti i #Podgoricës është i mbyllur”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Mali i Zi vazhdon të mbetet i paprekur nga coronavirusi, ndërkaq në Kosovë numri i personave të infektuar me (COVID-19), ka shkuar në 16,  ndërsa në Serbi numri i personave me këtë virus është 57./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori