Një numër i mediave online në gjuhën shqipe kanë rënë pre e propagandës ruse. Së fundmi, një shkrim që rusët i ndërlidhin me forcat e armatosura amerikane dhe coronavirusin ka qarkulluar në internet.
“Diçka e madhe është duke ndodhur në Itali dhe Ballkan” ka qenë titulli që ka shqetësuar qytetarët. Megjithatë, siç deklarojnë ekspertët, një gjë e tillë është propagandë e Rusisë.
“Është një kaos i vërtetë i shkaktuar nga dezinformatat që ndërlidhen me dislokimin e forcave të armatosura. Që nga dita e djeshme kam ngritur shqetësim që mediat tona mos të bien pre e këtyre lajmeve. Fillimisht lajmi është maskuar kinse me shqetësimin e dislokimit të 30 mije trupave pa maska. Për të vazhduar më pastaj dhe me video të mëhershme kinse nga vendi i ngjarjes. Tani së fundmi, kemi lajmin e rremë të dislokimit të forcave të armatosura ruse dhe gjermane. Të gjitha këto me qëllime jo të mira. Krijimin e panikut”, ka thënë eksperti i sigurisë kibernetike Mentor Hoxhaj.
Ai ka shtuar se burimi i shumicës së tyre po vjen nga mediat ruse, veçanërisht “Russia Today” ose RT. Këta janë linkat e propagandës së Rusisë. Madje, Instituti Rus për Studime të Strategjike-RISS, e ka konfirmuar me analistët e tij këtë. Ky është linku: https://en.riss.ru/media/22538/.
“Mediat tona, pjesa dërmuese e tyre, kanë postuar lajme pa iu referuar burimit. Por kemi hasur në foto dhe video ku shihet logo e RT. Në mënyrë të vahzduar jemi duke njoftuar shfrytëzuesit e rrjeteve sociale për këto lajme të rreme. Njëkohësisht, për mediat që janë të qasshme jemi duke bashkëpunuar që të mos bien pre e këtyre lajmeve”, ka thënë ai.
Rusia, dikur ka manipuluar me ndjenjat e njerëzve në mbarë botën edhe me virusin HIV, i njohur si SIDA, për të cilin kishte thënë se është “formësuar në laboratorët e CIA-s”.
Një dokumentar për ta argumentuar këtë është bërë edhe nga “New York Times” (https://www.youtube.com/watch?v=tR_6dibpDfo), i cili është edhe në You Tube.
Atëbotë, rusët kishin gjetur një media lokale indiane për ta dhënë lajmin e parë, se gjoja HIV ishte bërë nga CIA, ndërsa vetëm pas pak vitesh, lajmin e kishin marrë si të tillë shumica e shteteve duke llogaritur këtu edhe vetë amerikanët./ KP/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!