LAJMI I FUNDIT:

Kina i rikthehet normalitetit pas coronavirusit, Cannavaro: Ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi

Kina i rikthehet normalitetit pas coronavirusit, Cannavaro: Ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi

Thuajse nuk ka asnjë vend në Botë që nuk është prekur nga coronavirusi deri më tani.

Pandemia që shpërtheu në Kinë ka prekur qindra mijëra persona, derisa mbi 6500 kanë mbetur të vdekur.


Edhe pse gjithçka nisi në Kinë, shteti aziatik që ishte izoluar totalisht tani i është rikthyer normales.

Së paku kështu ka thënë legjenda italiane Fabio Cannavaro në një intervistë për Mundo Deportivon.

Ish-kampioni i botës me Italinë është trajner prej vitesh te Guangzhou Evergrande, derisa ka treguar se si Kina e largoi këtë pandemi.

“Ne duhej të qëndronim të izoluar në shtëpi, pasi policia në çdo kohë vinte për të na matur temperaturën dhe për të verifikuar se ishim duke qëndruar mbyllur”.

“Në rast se nuk gjendeshim në shtëpi atëherë policia do të ju dënojë duke ju rikthyer në vendin prej nga vinit”, deklaroi fillimisht Cannavaro për Mundo Deportivo.

“Kur të kalohet periudha e karantinës, mjekët i bëjnë analiza të reja gjithë popullit për të parë nëse çdo gjë është në rregull. Kinezët kanë arritur ta mposhtin coronavirusin”, vazhdoi tutje italiane.

46-vjeçari thotë se ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi dhe ajo është që t’i praktikojnë të gjithë rregullat.

“Ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi dhe ajo është që t’i respektojmë rregullat që na japin profesionistët. Nëse të gjithë i respektojnë rregullat duke qëndruar në shtëpi dhe duke u kujdesur për pastërtinë, atëherë coronavirusi do të largohet nga gjitha vendet”, deklaroi Canavaro.

Ish-reprezentuesi italian thotë se në qytetin e Guangzhous tanimë është rikthyer normaliteti.

“Tani situata në Guanzhou është normale pasi mund të shihni njerëz nëpër ballkone duke pirë kafe apo nëpër restauronte pa maska. Një muaj më parë nuk mund të shishe asnjë njeri nëpër rrugë përpos policisë dhe ushtrisë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori