LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet afati për pagesën e Tatimit në Pronë

Shtyhet afati për pagesën e Tatimit në Pronë

Në mbështetje të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi nxjerrë Vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë.

Pra, pagesën e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna. /Telegrafi/