Në orët e para të mëngjesit të ditës së diele, me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, deputetët në Kuvendin e Kosovës kanë miratuar buxhetin për vitin 2020.
Ky miratim vjen, vetëm pakë orë kur Projektligji u votua për lexim të parë pas një seance të jashtëzakonshme për shkak të gjendjes me Coronavirus në vend.
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, e ka komentuar votimin e buxhetit mbrëmë nga qeveria.
Ai ka thënë se kjo qeveri, trafikoi buxhetin duke mos i dhënë mundësi deputetëve të debatonin.
Shkrimi i plotë i Shalës në Facebook
Mbrëmë për herë të parë në historinë parlamentare të Kosovës, qeveria trafikoi buxhetin duke mos u dhënë mundësi deputetëve të debatonin.
Kjo qeveri përmes instrumentalizimit të shumicës, e ktheu mashtrimin si instrument edhe në Kuvend, duke ju fut thikë pas shpine opozitës, të cilës vetë i kishte kërkuar bisedime për të gjetur zgjidhje.
E në anën tjetër, në mënyre tinëzare u futën në seancë dhe votuan mocionin procedural.
Me këtë veprim, ata edhe njëherë treguan se sa mashtrues dhe të pabesë janë.
Ata mbrëmë treguan frikë nga debati, mungesë profesionalizmi si dhe demonstruan që kurdo që kanë mundësi, do t’i shkelin rregulloren e Kuvendit, ligjin dhe Kushtetutën.
Kjo qeveri, e cila qysh në projektligjin e parë që e dërgon në Kuvend, projektligjin më të rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, projektligjin e buxhetit, e miratoj atë pa debat dhe pa ballafaqim me opozitën, duke manipuluar dhe shfrytëzuar rrethanat e rënda për shkak të Koronavirusit, shpërfaqi më së miri mentalitetin klandestin, konspirativ të kësaj shumice parlamentare.
Ishte mjerim t’i shihje deputetët e shumicës se si instrumentalizoheshin në nivel të tillë duke u detyruar ta votonin ligjin edhe pa e lexuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit