LAJMI I FUNDIT:

Fundi i coronavirusit, eksperti kinez zbulon datën se kur pritet të mbarojë ky virus

Fundi i coronavirusit, eksperti kinez zbulon datën se kur pritet të mbarojë ky virus

Fundi i coronavirusit aktualisht duket si një perspektivë e largët për pjesën më të madhe të planetit, pasi bota po merret me një pandemi të lulëzuar.

Ekspertët vlerësojnë se COVID-19 mund të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Rastet e coronavirusit kanë bllokuar miliona banorë nëpër Evropë tani, me gati 22,000 infeksione totale vetëm në Itali, që kur COVID-19 u shfaq në fillim të këtij viti në Evropë, transmeton Telegrafi.


Virusi pritet të shkaktojë një seri sfidash si për ata që vuajnë nga sëmundja, ashtu edhe për ata që nuk vuajnë për muajt e ardhshëm, shkruan experss.co.uk.

Një epidemiolog kryesor kinez tha se COVID-19 mund të vazhdojë të qarkullojë për muajt e ardhshëm.

Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë muajin e kaluar, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze që zbuloi shpërthimin e SARS në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullonte deri në verën e këtij viti.

Ai tha: “Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë deri të paktën në qershor”.

Ekspertë të tjerë janë në një fjalë me doktor Nanshan, duke thënë se COVID-19 do të “djeg veten” brenda disa muajve të ardhshëm.

Përhapja e SARS – një coronavirus tjetër – në 2003 arriti të infektojë më shumë se 8,000 njerëz, por virusi u zbeh ndërsa moti u ngroh.

Doktor Howard Markel, drejtor i Qendrës së Historisë së Mjekësisë në Universitetin e Miçiganit, tha që virusi mund të luftojë pasi njerëzit gradualisht zhvillojnë imunitet.

Ai tha: “Nëse do të kisha parashikuar, unë do të thosha se është shumë e mundshme deri në maj ose qershor ose korrik – dhe ky virus do të digjet vetë”.

Disa vende kanë parë tashmë shenjën e parë të kësaj djegieje, pasi zyrtarët kinezë të shëndetit thanë që rastet e COVID-19 kanë arritur kulmin.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se beson se vendi ka kaluar një kulm të infeksioneve, më shumë se tre muaj pasi u shfaq për herë të parë në Kinë.

Aktualisht, duket se shumica e vendeve ende nuk kanë përjetuar kulmin e tyre, gjë që do të sinjalizonte fillimin e fundit me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori