LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Ata që përhapin lajme të rreme dhe panik për coronavirusin do të përgjigjen para ligjit

Veliu: Ata që përhapin lajme të rreme dhe panik për coronavirusin do të përgjigjen para ligjit

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka paralajmëruar do të merren masa ligjore ndaj të gjithë atyre të cilët, në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së coronavirusit, përhapin dezinformata dhe shkaktojnë panik te popllata.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”.

Postimi i Veliut:


“Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!

Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.

U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës.

Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre”, ka shkruar Veliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor

Politikë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Lajme
​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

​KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

Politikë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori