LAJMI I FUNDIT:

Mbështetni duart në mur dhe bëhuni gati për gjënë më të pabesueshme e cila do t’u ndodhë krahëve tuaj

Mbështetni duart në mur dhe bëhuni gati për gjënë më të pabesueshme e cila do t’u ndodhë krahëve tuaj

Mendoni pak për krahët tuaj dhe për atë përse ju dhëmbin aq shumë

Gjatë gjithë ditës jeni në ngërç, në duar mbani telefonin derisa flisni, shpesh punoni në tastierë të kompjuterit apo vozisni veturën?

Të gjitha këto ndikojnë në pozitën natyrale të duarve tuaja, mirëpo gjërat bëhen edhe më të dhembshme nëse nuk shkoni në sallon masazhi dhe nëse nuk dini se si t’i pushoni, transmeton Telegrafi.


Lajm i mirë është që mund të përmirësoni gjendjen e duarve tuaja me ndihmën e këtyre ushtrimeve të thjeshta, të cilat vërtet mund t’u bëjnë çudira duarve tuaja.

Aq është e thjeshtë sa që mund t’i bëni edhe në shtëpi apo në punë, në pozitat ulur apo në këmbë dhe nuk ju nevojitet kurrfarë pajisje e veçantë.

Ky ushtrim quhet edhe “engjëlli i murit” dhe ndihmon në shtendosjen dhe marrjen e pozitës së drejtë. Ja se si do ta bëni:

1. Filloni në pozitën ulur, ndërkaq me shpinë të kthyer nga muri dhe me duar të ngritur mbi anët anësore. Gjatë këtij ushtrimi, mund të uleni në dysheme, nëse do të ndihemi më rehat.

2. Ngrini duart mbi kokë, derisa të preken për mur, lakoni bërrylat nën këndin prej 90 gradësh ndërkaq duart tuaja duhet të qëndrojnë drejt, të kthyera lart.

3. Lëvizni duart lart, mbi kokë, pastaj lëshoni poshtë. Lartësia e ngritjes së duarve duhet të jetë ajo që ju është më e rehatshme, më me rëndësi është që duart t’i mbani mbështetur për mur.

4. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.

Kur ta filloni këtë ushtrim, nuk do ndieni asgjë të veçantë, mirëpo pas disa përsëritjeve, do të ndieni më të relaksuar, se duart ju janë më të relaksuara dhe më pak ju dhembin.

Me këtë ushtrim mund ta provoni edhe ushtrimin e shtrëngimit të duarve. Uluni me shpinë të drejtë, shtypni duart dhe lëvizni poshtë – lart. Mbani në vend 10 sekonda, përsëriteni këtë 3 – 4 herë në ditë dhe do ta përmirësoni pozitën dhe mbajtjen e duarve.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori