LAJMI I FUNDIT:

Shkon në shtatë numri i të infektuarve te Sampdoria, Bereszynski: Unë kam coronavirus

Shkon në shtatë numri i të infektuarve te Sampdoria, Bereszynski: Unë kam coronavirus

Bartosz Bereszynski ka konfirmuar se ai është lojtari i shtatë i Sampdorias që rezulton pozitiv në testin e coronavirus, duke iu bashkuar sot shokut të skuadrës Fabio Depaoli, i cili gjithashtu konfirmoi një gjë të tillë gjatë ditës së sotme.

Klubi lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar se nuk do të jepte më përditësime për lojtarët e saj për të mos shkaktuar “shqetësim të mëtejshëm të publikut”, pasi pesë anëtarë të skuadrës rezultuan pozitiv në 48 orë.


Sidoqoftë, Fabio Depaoli dhe tani mbrojtësi tjetër i tyre Bartosz Bereszynski kanë shkruar në Instagram për të konfirmuar se janë infektuar me sëmundjen ngjitëse.

Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar
Lexo po ashtu Konfirmohet futbollisti i dytë në Serie A me coronavirus, Sampdoria me njoftim zyrtar

“Fatkeqësisht, unë jam testuar pozitiv për COVID-19”, ka shkruar fillimisht reprezentuesi polak.

“Ndihem mire. Megjithë masat e duhura kohëve të fundit, unë ende nuk kam arritur të shmang këtë virus”.

“Kjo është arsyeja pse unë po ju kërkoj të jeni përgjegjës dhe të qëndroni në shtëpi sa herë që të jetë e mundur”, mbyll shkrimin Bereszynski.

Katër lojtarë të tjerë të Sampdorias preken me coronavirus
Lexo po ashtu Katër lojtarë të tjerë të Sampdorias preken me coronavirus

Manolo Gabbiadini ishte lojtari i parë i Sampdorias që rezultoi i pari pozitiv, i ndjekur me shpejtësi nga shokët e skuadrës Omar Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby.

Lojtarët e tjerë të Serie A që janë infektuar me coronavirus deri më tani janë mbrojtësi i Juventusit Daniele Rugani, lojtarët e Fiorentina Dusan Vlahovic, German Pezzella dhe Patrick Cutrone. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori