LAJMI I FUNDIT:

Icardi te Juvetusi përmes PSG-së?

Icardi te Juvetusi përmes PSG-së?

Mauro Icardi mund të bashkohet me Juventusin këtë verë përmes Paris Saint-Germainit.

Icardi është huazuar te gjigantët francezë nga Interi pas një revolucioni në klub verën e kaluar nga Antonio Conte.


Është raportuar javët e fundit që Icardi nuk është i lumtur për situatën e tij në Ligue 1, me sulmuesin e që nuk luan shpesh dhe është pas Neymar dhe Kylian Mbappe në hierarkinë sulmuese.

Tuttosport shkruan se Bianconerët u përpoqën të nënshkruajnë me Icardin verën e kaluar dhe mund të bënte një përpjekje tjetër për lojtarin, këtë herë me një metodë tjetër.

Duke e ditur që shanset e Interit për të pranuar një ofertë të drejtpërdrejtë nga rivalët e tyre për Icardi janë të pakta, Tuttosport pretendon se PSG do të paguajë çmimin e rënë dakord prej 70 milionë euro për Icardin, dhe pastaj menjëherë ta shiste atë te Juventus për një shifër pak më të madhe.

Nerazzurri mund të përfitojnë deri në 85 milionë euro për Icardin, pasi flitet se ekziston një klauzolë në marrëveshjen e huazimit, që nëse ai do të shitet te kampionët italian, shuma e transferimit rritet.

Tuttosport shkruan se edhe Napoli ka provuar të bëjë të njëjtën gjë, por Juve duket në avantazh. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Sulmuesi adoleshent pritet të zëvendësojë Vitor Roque sezonin e ardhshëm - kush është ai?

Ndërkombëtare
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Kalo në kategori