LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Futbollistëve të Kosovës kërkon ndalimin e kampionatit

Shoqata e Futbollistëve të Kosovës kërkon ndalimin e kampionatit

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (SHMDFK) ka kërkuar nga organet drejtuese shtetërore dhe të futbollit që ta shqyrtojnë ndalimin e aktiviteteve futbollistike.

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marr masa mbrojtëse ndaj coronavitusit, duke vendosur që të gjitha aktivitet sportive përkohësisht të zhvillohen pa tifozë.


Pasi që Qeveria ka marr masa për disa nivele, me kërkesë të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kjo ndalesë është vendosur edhe për tifozët.

Qeveria e Kosovës merr vendim që aktivitet sportive të mos ndalen, por të zhvillohen pa shikues
Lexo po ashtu Qeveria e Kosovës merr vendim që aktivitet sportive të mos ndalen, por të zhvillohen pa shikues

Megjithatë, SHMDFK ka kërkuar që të shqyrtohet ndalimi i aktiviteteve futbollistike për të evituar rreziqet eventuale nga virusi.

Postimi pa ndërhyrje i SHMDFK

KOMUNIKATË

Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës përkrah fuqishëm vendimin e marrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës për masat parandaluese me qëllim të mbrojtjes nga COVID-19. SHMDFK poashtu vlerëson si tejet të rëndësishme masat e ndërmarra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për aktivitetet sportive, zhvillimi i të cilave duhet të bëhet pa praninë e publikut. Në vijim të pikës 5 të vendimit të Qeverisë, neve i bëjmë thirrje Federatës së Futbolllit të Kosovës, klubeve të futbollit dhe të gjithë futbollistëve të ligave të futbollit në Kosovë, që në bashkëpunim të ngushtë me institucionet gjegjëse qeveritare të sipërpërmendura, të shqyrtojnë seriozisht edhe ndalimin e aktiviteteve futbollistike për të evituar rreziqet eventuale nga virusi në fjalë.

Nisur nga fakti se siguria e shëndetit personal, familjar dhe mbarë komunitetit është e rëndësisë parësore dhe duhet mbrojtur përmes ndërgjegjësimit të vazhdueshëm, aplikimit të masave të nevojshme parandaluese, dhe me të gjithë mekanizmat e mundshëm shtetëror në dispozicion, por edhe SHMDFK inkurajon ndalimin e secilit aktivitet futbollistik deri sa të vlerësohet se nuk ekziston rreziku nga ky virus.

Përfundimisht, shqetësimet e futbollistëve anëtarë të shoqatës tonë janë të qarta rreth vazhdimit të garave, dhe kjo na bën të përkrahim edhe më fuqishëm të drejtën e rekomandimit për ndalimin e kampionatit deri në për një afat të caktuar me mundësi të ndryshimit sipas vlerësimeve adekuate të ekspertëve shëndetësor. Situata në të cilën ndodhemi, ndonëse fatmirësisht jo shqetësuese dhe as afërsisht me nivelet e vendeve të tjera të Evropës dhe botës në përgjithësi, megjithatë meriton vëmendje të plotë në aspekt të aftësisë që ka për tu zhviluar shpejtë. Prandaj, të gjitha rekomandimet tona dhe vendimet e mundshme nga autoritetet përkatëse kërkojnë vlerësim të vazhdueshëm dhe vëmendje të plotë drejt zbatimit strikt të vendimeve aktuale dhe atyre të mundshme në ditët dhe javët në vijim.

Me nderime,

Bordi i SHMDFK

/Telegrafi/

Këshilla si të mbrohemi nga Coronavirusi:

Si duhet pastruar duart në mënyrë efikase:

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori