Banka Popullore me masa për mbrojtjen nga coronavirusi, qytetarët të paguajnë me kartela dhe në mënyrë elektronike
Banka Popullore prej sot deri në periudhën e ardhshme duke i ndjekur masat e konfirmuara për parandalim të përhapjes së koronavirusit ka ndërmarrë aktivitete konkrete për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit dhe të të punësuarve të saj, ndërsa qytetarëve u apelon të shmangin shfrytëzimin e parave të gatshme dhe pagesën ta kryejnë me kartela pagesore, të shmangin vizitë në ekspoziturat dhe filialet e bankave afariste, si dhe të kursimoreve dhe këmbimoreve dhe shërbimet bankare të shfrytëzohen përmes serviseve për bankat elektronike, mobile dhe telefonike.
Nga Banka Popullore informojnë se në pajtim me masat e ndërmarra prej sot nuk do të punojnë për vizitorë Muzeu dhe Biblioteka dhe Arkivi i Bankës Popullore, nuk do të mbahen vizita të organizuara për edukim financiar, pranimi i urdhërpagesave për kryerjen e pagesave për shtetin dhe organet shtetërore do të kryhet deri në orën 11, ngritja e dokumenteve për tërheqjen e parave nga kasaforta do të kryhet në terminet e rregullta nga ora 13 e deri në 14 jashtëzakonisht përmes arkivit të Bankës Popullore, pagesa dhe pranimi i devizave nga personat e autorizuar të institucioneve shtetërore do të kryhet çdo ditë pune nga ora 14 deri në 15, jashtëzakonisht përmes arkivit të Bankës Popullore, lëshimi i raporteve për të dhëna nga regjistri kreditor do të kryhet vetëm të martën dhe të enjten nga ora 15 deri në 16, jashtëzakonisht përmes arkivit të Bankës Popullore, pranim i i palëve për zëvendësim të parave të dëmtuara për nevoja numizmatike, si dhe palëve të interesuara për blerjen e monedhave për qëllime koleksionuese do të kryhet vetëm të hënën, në periudhën nga ora 12 deri në orën 13.
Nga Banka Popullore theksojnë se në bazë ditore e analizojnë rrezikun për përhapjen e infektimit me virusin Kovid-19 dhe nëse nevojitet, këto rregulla do të ndryshohen.
Theksojnë se për pyetje, konsultime dhe shkresa deri te Banka Popullore, të mis vihet personalisht në ambientet e Bankës Popullore, por kjo të realizohet përmes e-adresës info@nbrm.mk, përmes faqeve zyrtare të Bankës Popullore në rrjetet sociale apo numrat e telefonit 02/3108 108; 02/3108 219; 02/3108 212. Për informacione lidhur me punët kreditore me vendet e huaja apo pyetje të tjera në fushën e Drejtorisë për Statistikë të Bankës Popullore, komunikimi mund të realizohet përmes e-adresës contact.statistika@nbrm.mk apo numrit telefonik 02/3215-235,lokal 123, 128, 120, 129, 126, 121 apo 125.
“Si bankë qendrore dhe rregullator financiar tashmë po kontaktojmë edhe me bankat afariste. me ç’rast ua kumtojmë këto rekomandime dhe dhamë udhëzime për menaxhim me rreziqet operative, për shkak të uljes së pasojave të mundshme negative”, qëndron në kumtesë.
Shtojnë se janë ndërmarrë edhe masa interne shtesë me ç’rast, janë anuluar pjesëmarrjet e të punësuarve në Bankën Popullore në konferenca, seminare dhe trajnime të organizuara nga ana e subjekteve të jashtme, janë anuluar të gjitha ngjarjet e organizuara nga Banka Popullore, si dhe takimet me subjekte të jashtme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'