Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat kundër përhapjes së Coronavirusit në të gjithë vendin, ka nisur menjëherë zbatimi i tyre nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj Coronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi.
Qeveria vendosi të ndalojë eksportin e pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve përveç me vendim të qeverisë.
Lidhur me këtë, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi bashkë me stafin e tij, ka nisur menjëherë zbatimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit si dezinfektimi në të gjitha objektet e KRU “Prishtina” dhe mjeteve transportuese të punës.
“Ne kemi obliguar në të njëjtën kohë edhe laboratorin e akredituar të kompanisë që të merren me sigurimin e klorit për ujin e pijshëm dhe kimikateve të tjera në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit në tre fabrikat trajtuese dhe po ashtu të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit të pijshëm. Po ashtu, maska të mjaftueshme për punëtorë, pajisje higjienike për objektet prodhuese dhe administrative”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” ka obliguar shërbimin e burimeve njerëzore që në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës të lirojë njërin prind nga puna, deri më datë 27 mars, në mënyrë të përkujdesjes për fëmijët deri në moshën 10 vjeçare, pas ndërprerjes së mësimit në të gjitha nivelet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Sebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3