LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi: Shkëmbimi i territoreve, opsioni më pak i keq për Kosovën

Ramiz Kelmendi: Shkëmbimi i territoreve, opsioni më pak i keq për Kosovën

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi ka dhënë opsionin që sipas tij do të jetë më pak i keq në marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi.

Kelmendi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Kosovën e presin vendime të hidhura në raport me marrëveshjen finale.

Ai ka thënë se zgjedhje më e mirë do të ishte nëse Kosova na pranon me kufijtë aktual, përcjell Telegrafi.


“Zgjedhje e dytë më e dhimbshme për Kosovën do të ishte shkëmbimi i territoreve. Me këtë vendim do t’u kthehej siguria shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nëse ata do të mbeteshin jashtë territorit do të detyrohen t’i lëshojnë shtëpitë e tyre”.

Kelmendi thotë se shkëmbimi i territoreve do të ishte opsioni më i butë.

Ai thotë se asociacioni me kompetenca të jashtëzakonshme për komunat veriore do të ishte një zgjidhje shumë e keqe.

“Asociacioni do të ishte si një kancer që gjithë jetën do ta sanksiononte Kosovën”.

Ish-deputeti thotë se për të gjitha opsionet amerikanët do të jenë në tavolinë.

“Amerikanët do ta determinojnë një zgjidhje që në fund të fundit do të jetë e hidhur për të dyja palët”, tha ndër të tjera Ramiz Kelmendi./Telegrafi/