LAJMI I FUNDIT:

Ford ka bërë të ditur se cilët Mustang Mach-E janë më të kërkuarit nga klientët

Ford ka bërë të ditur se cilët Mustang Mach-E janë më të kërkuarit nga klientët

Ngjyrat e preferuara, si dhe sistemi i ngasjes, me rrota të pasme apo me të gjitha rrotat

Që kur është prezantuar në nëntor, Ford Mustang Mach-E ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është përfolur shumë për dukjen dhe specifikat, transmeton Telegrafi.


Gjatë kohës sa ishte temë e nxehtë, Ford nuk hezitoi të bënte publicitet dhe të merrte para porositë për këtë makinë, që ka çmim fillestar prej 38 mijë eurove.

Me blerjen e kësaj veture, klientët kanë edhe kërkesat e tyre lidhur me ngjyrën, sistemin e vozitjes si dhe autonominë sa i përket kohëzgjatjes së udhëtimin me një mbushje baterie.

Kërkesa për këtë Ford, ka pasur nga 50 shtete të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Bregu Lindor dhe Perëndimor, kanë qenë blerësit kryesorë. Si më të kërkuarat, kanë qenë ngjyra e kuqe dhe e kaltër.

Kalifornia, Nevada, Kolorado, Arizona dhe Uashingtoni janë shtetet ku ka kërkesa më të mëdha për autonomi më të madhe të baterisë, si dhe sistem të funksionimit me rrotat e pasme.

Dimrat  ftohtë në verilindje, kanë bërë që sistemi i tërheqjes me katër rrotë, të jetë shumë më i popullarizuar atje dhe të kërkohet si opsion shtesë. Në fakt, një e treta porosi që vjen nga ajo pjesë për Ford Mustang Mach-E, është me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Të gjitha blerësit, që tashmë kanë paguar për këtë makinë si dhe specifikat me të cilat e kërkuan, duhet të presin deri në fund të këtij viti kur të fillojë lansimi. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Amsterdami më i shtrenjtë në Evropë - gati gjysmë milioni euro për një vend parkim!

Auto
Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Gjermania ka dënime të ashpra për larjen e veturave në oborr

Auto
Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Veshi bluzën me shenjën e komunikacionit “stop”, robotaksitë autonome ndaleshin para tij

Auto
Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Detaje nga Renault 4 i ri, i cili do të ketë një rreze veprimi prej 400 kilometrash

Auto
Përplas motoçikletën dhe hidhet mbi veturë, në përpjekje për të përfituar nga sigurimi (Video)

Përplas motoçikletën dhe hidhet mbi veturë, në përpjekje për të përfituar nga sigurimi (Video)

Auto
Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Mercedes ndan pamje nga versioni i ri CLE

Auto
Kalo në kategori