Nga: Daut Dauti
Në Zagreb, në moshën 80-vjeçare ka ndërruar jetë Lajde Mjeda (1940-2020). Lajdja ka qenë e familjes së njohur shkodrane Mjeda. Nuk e di sesi disa anëtarë të kësaj familje kishin përfunduar në Kosovë e në disa vende tjera të ish-Jugosllavisë, por Lajdja ka qenë arsimtarja ime e muzikës në shkollën fillore “Vlladimir Nazor” në Prishtinë. Ka qenë këngëtare (më duket që ishte soprano), anëtare e korit “Collegium Cantorum” dhe kishte rol në operën e parë shqipe në Kosovë, “Goca e Kaçanikut”, që është kompozuar nga Rauf Dhomi.
Edhe sot më kujtohen shumica e këngëve që nën instruksionet e arsimtares Lajde i këndonim dhe lëvizjet e duarve kur krijonim 1, 2, 3 dhe 4-taktëshin. Unë edhe sot di t’i lexoj notat e vendosura në pentagram. E, kur më bie të flas për muzikën, njerëzit me habi pyesin se si i di këto gjëra? “E kam pasë arsimtaren e mirë”, përgjigjem. Ne, nxënësit e saj, Lajden e mbajmë mend edhe si femër të bukur që vishej më me stil se shumica e grave tjera.
Sa herë më është kujtuar arsimtarja Lajde, sidomos tashti me lajmin për vdekjen e saj, më bie ndërmend një incident i pakëndshëm që kam patur një herë me të. Më duket se kam qenë në klasë të pestë ose të gjashtë, kur isha 11 apo 12 vjeç. Nuk më kujtohet saktësisht se çfarë kisha bërë gjatë orës së mësimit, por me siguri ishte diçka e pahijshme që arsimtaren e detyroi të vinte te banka ime për të më qortuar. Madje, ajo tentoi të ma jepte një shuplakë, por unë me eskivazh si të Aziz Salihut, e mënjanova kontaktin e duarve të saja të cilat i shkuan huq. Kjo e nervozoi arsimtaren Lajde edhe më shumë. Në këto momente hyra nën bankë, më shumë për të krijuar humor sesa për t’u mbrojtur. Lajdja nuk u ndje mirë për shkak të qeshurave që shkaktova te nxënësit tjerë. Kjo e shtyri që të më shqelmonte, por nuk e kishte seriozisht. Megjithatë, unë, duke pretenduar se po mbrohesha, e kapa për take.
“Lëshoma këpucën. Dil nga aty”, më bërtiti. Por, unë nuk ia lëshova këpucën dhe nuk dola derisa ajo nuk premtoi se më nuk do të më prekte. Kështu, shpejt u besatuam se unë më nuk do të bëja zhurmë dhe se ajo më nuk do të më qortonte. Nuk e di se si u sollën punët, por nga ky moment Lajdja ka qenë ndër arsimtaret më të dashura. Për çudi, ky incident bëri që ne të afroheshim. Edhe kur e kam kryer shkollën dhe kur takoheshim në qytet, qeshnim gjatë me njëri-tjetrin para se përshëndeteshim.
Sidoqoftë, Lajdja ka qenë arsimtare shumë e mirë dhe kur njerëzit e mirë largohen nga kjo botë, duhet t’i përkujtojmë.
P.S. Lajde Mjeda nuk ka qenë njeri i panjohur në Kosovë, sidomos në botën e muzikës. Por, për çudi, unë në mediat tona elektronike nuk gjeta ndonjë shënim për vdekjen e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje