Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar për të gjitha vendimet e marra sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ku ndër të tjera u votua edhe ndarja buxhetore për buxhetin e vitit 2020, i cili pas aprovimit i dërgohet Kuvendit për shqyrtim e miratim.
Kurti, përmes një postimin në Facebook, ka thënë se kabineti i tij është i kënaqur me ndarjen buxhetore, ndërsa tha se qeveria e kaluar, ka lënë shumë borxhe, ndërsa u zotua se edhe me kaq pak, ata do të bëjnë më shumë punë se kurdoherë.
“I gjithë kabineti jemi të kënaqur me ndarjen e drejtë buxhetore që është bërë. Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e kaluar dhe Komunat, gjithsej, borxhi është në vlerë 328 milionë euro. Projekt buxheti 2020 që do të votohet në këtë muaj nuk është i ri sikur qeveria jonë. Por, edhe me kaq pak ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë se kurdoherë”, shkruan Kurti.
Kurti po ashtu shkroi edhe për pezullimin për afat të pacaktuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, për të gjitha veprimet për pronat e paluajtshme, kurse shtoi edhe se kanë marrë vendim që të shpronësohen pronat në rrugën Gojbulë-Smrekonicë, që të përfundoj zgjerimi i kësaj rruge.
“U miratua vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e Aseteve për Qiradhënie – me karakter specifik – e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020. Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm sot miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do ta përfundoj zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua”, shkruan ndër të tjera Kurti.
Postimi i plotë:
“Sot u mbajt mbledhja e gjashtë e Qeverisë së Kosovës. Unanimisht u votua ndarja buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. Pas aprovimit, Projektligji i dërgohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për shqyrtim dhe miratim.
Buxheti
I gjithë kabineti jemi të kënaqur me ndarjen e drejtë buxhetore që është bërë. Qeveria jonë ka trashëguar një masë të konsiderueshme të obligimeve të papaguara nga Qeveria e kaluar dhe Komunat, gjithsej, borxhi është në vlerë 328 milionë euro. Projekt buxheti 2020 që do të votohet në këtë muaj nuk është i ri sikur qeveria jonë. Por, edhe me kaq pak ne do të bëjmë më shumë dhe më mirë se kurdoherë.
Infrastruktura
Rruga Prishtinë-Mitrovicë, e njohur si N2, do të bëhet. Si hap të rëndësishëm sot miratuam shpronësimin e pronave të paluajtshme në segmentin Gojbulë-Smerkovnicë, gjë që do ta përfundoj zgjerimin e kësaj rruge e cila ka filluar para rrugës së kombit “Ibrahim Rugova” por ende s’u përfundua.
Energjia
U themelua Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike “Energjia nga Linjiti”. Komitetit do t’i prijë Rozeta Hajdari, ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, e me anëtarët Besnik Bislimin, ministër i Financave dhe Transfereve, Lumir Abdixhikun, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Emilija Rexhepi, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ivan Milojeviq, ministër i Zhvillimit Rajonal. Gjithashtu, me këtë vendim të miratuar sot janë emëruar edhe anëtarët vëzhgues të Komitetit Drejtues nga Zyra e Rregullatorit për Energji, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Prona
U miratua vendimin me të cilin i kërkohet Agjencisë Kosovare të Privatizimit që të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat e paluajtshme nga “Lista e Aseteve për Qiradhënie – me karakter specifik – e azhurnuar”, e shpallur më 5 mars 2020″, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A